Friday, January 24, 2014

Supe nga Rrafshi i Dukagjinit




Supe pule tradicionale e rrafshit te Dukagjinit
Nevojiten:
1 pule 
1 qepe
3 thelpinj hudher
1 gote kos
1 gote qumesht
1 luge miell gruri
2 luge miell misri
2 kokrra veze
Majdanoz
Kripe, piper i kuq, melmesa...
Ndajme pulen ne copa dhe e fusim ta ziejm me dy litra uje , gjysme qepe kripe, veget dhe majdanozin e grire imet e lejm te zihet rreth 40 min. Per siguri provojni pulen nese eshte zier apo jo. Merrni nje ene vendosni nje gote qumesht me nje luge miell e perzieni mire dhe ja hedhim pules e perziejm, e lejm 15 min te zihet ashtu. Marrim dy kokrra veze dhe i thejm siper supes duke e perzi njekohesisht, e lejm prap 10 min. Ne nje ene me nje gote kos , fusim 3 thelpinjet e hudhres te ndare ne dyshe, ja hedhim prap supes. Keshtu zihet prap 10 min. Marrim nje tigan fusim nje filxhan vaj dhe gjysmen e qepes te grire, e kaverdisim deri sa te zbutet, hedhim pastaj 2 luge miell misri duke e perzi njekohesisht qe te mos ngjit ne tigan , pastaj i fusim edhe nje luge piper te kuqe e perziejm dhe ja kthejm supes. Supa duhet te zihet edhe per 15 min te tjera dhe eshte gati per tu sherbyer. 

P.S. Nje recete nga Dita nje mikeshe shume e mire :) 


No comments:

Post a Comment