Friday, August 14, 2015

Fergese me melçi





500 gr melci  pule
3 luge gjelle gjize
1 spec i kuq
1 qepe te madhe
1 domate
4-5 thelbinj hudher
Pakez spec djegese
vaj ulliri
kripe,
piper.

:
Ne nje tenxhere  vendosim  melcite dhe hedhim uje aq Sa ti mbuloje, gjithashtu hedhim pak kripe. Pasi zihen mire (provoje me pirun Nese hyn lirshem jane gati) . qepen  e presim ne fije te holla dhe e vendosim ne nje tigan e skuqim me vaj ulliri ,pastaj hedh specen e prere  në fije Pasi skuqen pak bashke shtojme nje luge miell dhe hudhrat e prera. I kaverdisim pak bashke dhe hedhim gjysem gote uje te ftohte,   shtojme  domatet e prera dhe gjizen ,i perziejme bashke deri sa merret nje ngjyre. Nderkohe  melcit qe  jane ziere i vendosim ne taven  e baltes (Ose në tepsi te zakonshme)  hedhim kripe,piper. Taven e vendosim në furren e parangrohur 200*C per 45 min .

No comments:

Post a Comment