Showing posts with label PasionPerGatim. Show all posts
Showing posts with label PasionPerGatim. Show all posts

Friday, May 18, 2018

Krostate me cokollate


Krostate me Nutella per te gjithe adhuruesit e çokollates ☺️☺️☺️

150 gr gjalp
200gr miell
100gr sheqer
3 veze (dy te verdha nje e plote)
Pak baking powder/ pluhur pjekes/ pecive
Gjalpi duhet te jete i ftohte dhe i prere ne kubike. marrim gjalpin miellin sheqerin dhe pluhurin pjekes i perziejme mire me pirun ose nese keni mikser edhe me mire. pastaj shtojme vezet dhe nese duhet dy luge uje te ftohte. pasi te mblidhet si brum e vendosim per 30 min ne frigorifer. . Pastaj e hapim nje Pete te trashe. Dhe e vendosim në tepsine e pyer me pare me pak yndyre. e ngjesim mire dhe siper vendosim nje grusht fasule (per te mos lejuar peten te ngrihet) Piqet në temp 170 sa te marri ngjyre te arte. Pas pjekjes i heqim fasulet dhe e lejme te ftohet.

per kremin:

250 gr nutella
2 gota hopla/pana/heavy cream
pak kripe
2 luge niseshte
Marrim nje gote pana/hopla dhe tresim ne te niseshten, pastaj e fusim ne nje tenxhere bashk me nutellen, pjesen tjeter te panes dhe kripen, i perziejme mire e mire deri sa te bie ne vale dhe te trashet masa (ne zjarr mesatar) pasi trashet e hedhim te peta e pjekur. siper e zbukurojme sipas deshires. Une kam perdorur lajthi te pjekura te grira dhe bajame. vendoset ne frigorifer per 3 ore.

 

Lllangeja/krepa te kripura/ savory crepes

U be kohe qe skam postuar ne blog, jo se nuk kam gatuar oh jooo une gatuaj cdo dite ndonjehere 3 here ne dite sic gatuajne shume nena shqiptare. Meqe eshte dhe muaji i shenjte i Ramazanit mbrem pregatita krema te kripura apo sic i  quajme ne dibranet llallangeja.





Llallangëja!! (Ose krepa te kripura)

5 kokrra veze i raha mire dhe dhe i futa tre gota uje te ngrohte shtova nje gote qumesht dhe kripe po miellin nuk e mata ne pergjithsi i mas gjerat me sy afersisht 500-600gr e perziejme mire qe mos krijohen kokrriza nga mielli, duhet te behet nje mase sa te lyhet per gishti. Marrim tiganin nga ato qe nuk ngjisin e nxehim ne flake me nje furce kuzhine e lyejme pak me gjalp, pasi te jet nxehur mire atehere marrim nje filxhan kafeje turke dhe hedhim nga brumi i holle duke pasur parasysh ta rrotullojme mire qe te shkoje nga gjitha anet, pasi te piqet nga njera ane (dallohet se anet e petes fillojne shkeputen nga tigani ) e kthejme nga ana tjeter, her pas here duke i pjekur ne tigan ,mu desh te shtoj nga pak uje se ntrashej masa, mora llallangejat nje nga nje u futa djath te bardhe te grire dhe i sperkata me gjalp te tretur dhe i rrjeshtova ne tepsi pastaj i futa ne furre per 10-15 min sa te marrin pak ngjyre siper .. mbushjen e ben me cfare te duash behen shume te mira dhe me arra te grira.



Saturday, July 9, 2016

Chocolate cake

Super kek me çokollate

1 gote e gjysem miell
1 gote sheqer
2kokrra veze
5 luge gjelle plot me kakao
Gjysem gote vaj
Pak kripe
1sheqer vanilje
1luge gjelle uthull te bardhe
1 luge caji sode buke
1 luge gjelle kafe Nescafe te tretur ne nje gote uje te ftohte
1 cokollate te coptuar ne copa te vogla
 
Ne fillim bashkojme miellin me kakao,sode buke kripe dhe sheqer i perziejme mire pastaj shtojme te gjithe perberesit e tjere, brumin e fusim ne tepsine e duhur qe eshte lyer me pare me vaj dhe e pjek ne furre 175*c rreth 30-40 min.
Shurupi i cokollates:
 1 cokollate 
1gote pana/heavy cream/ hopla
I vendosim ne nje tenxhere dhe ne flake te ulet i perziejme deri sa te shkrihet komplet cokollata. Shurupin e perfituar ja hedhim siper kekut .

Thursday, June 30, 2016

Role me çokollate

  •  100 gr. Miell 
  • 4 veze
  • 200 gr. Sheqer
  •  2 luge gjelle vaj ulliri
  •  4 gr. Baking powder/ pecive/ pluhur pjekes 
  • 50 gr kakao
  • Pak kripe
  • 300 gr. Luleshtrydhe te prera 
  • 250 gr. Pana/hopla/heavy cream 
  • 50gr qumesht
  • Sheqer puder 
  • Rrihen TE bardhat e vezeve me Pak sheqer Deri Sa TE behet shkume e qendrueshme. Ndersa TE verdhat e vezes  rrihen vecan me sheqerin e mbetur. Shtojme miellin e perzier me kakao Dhe pluhur pjekes Dhe Pak kripe, I perziejme mire Dhe shtojme qumeshtin Dhe vajin. Pasi I kemi perzier serish I bashkojme me TE bardhat e vezeve Dhe I perziejme me kujdes. Brumin e pregatitur e hedhim në tepsi Qe Eshte mbuluar me pare me leter kuzhine. E pjekim per 15 min. Pastaj e nxjerrim Nga furra Dhe direkt e kthejme në Nje pecete Qe e kemi luhet me sheqer pluhur. E rrotullojme me kujdes Dhe e lejme TE ftohet. Pasi Eshte ftohur plotesisht e hapim Dhe e Lyejme me panen e rrahur me gjysem gote sheqer. Luleshtrydhet e prera I hedhim siper Dhe e rrotullojme serish. E ruajme në frigorifer Deri në 2 dite.