-
- 6 pudinga vanile,
1.5 liter qumesht,
1 margarine
20 lug gjelle sheqer,
300 gr arra te bluara imet,
300 gr miell kokosi,
300 gr biskota te bluara(plazma)
2 shllaga(nje te bardh e nje te zeze apo krem)
Pak cokolate kuzhine per dekor.
Pergaditja:
Marrjm margarinen e hudhim ne nje tengjere dhe e lem te shkrihet bashk me 15 luge sheqer.Pastaj ia qesim qumeshtin (1.5 lt) ,pasi te vloj ia qesim pudingen qe me pare e kem pergaditur me 200-300 ml qumesht te ftohte dhe 5 luge sheqer,duke e larguar nga zjarri dhe duke e perziet shpejte qe mos te behen kokrra te imta.Pastaj e ndajme ne 3 ene te thella ne pjese te barabarte.I lejme te ftohen paksa( te vaket) dhe njeres ia hudhim kokosin,njeres biskotat,dhe te fundit ia hudhim arrat e bluara,i perziejme gjithsecilen derisa te behet njejte cdo mase e vecante.Pastaj e marrim nje tepsi apo tabak ku ju deshironi,qe te jete 15-20 cm e gjere,ndersa e gjate 30-35 cm afersisht.Se pari e qesim masen me biskota,e shtirjme drejte,pasatj ate me kokos dhe ne fund ia shtojme masen e 3-te ate me arra.Pasi e rrafshojme mire e lejm qe te ftohet ne frigorifer disa min.Ne fund lyejm te gjithen me shllage te bardhe dhe me ate tjetren shllage e dekorojme si te duam.Dhe ne fund pak cokolate te shkrire bejme vija te shpejta.Ju befte mire.
Monday, April 21, 2014
Torte Zalli
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment