Saturday, November 3, 2018

Revani

Revani e thjeshte dhe e shijshme

Se pari e ziejme sherbetin:
3 gota sheqer me 3 gota uje dhe leng limoni.
Brumi:
3 veze I perzien  mire me 1 filxhan kafeje turke sheqer. Mases me pas I shton nje nga nje 1 gote uji kos/jogurt, 1 gote uji vaj, 1 pluhur pjekjeje, 1 vanilje dhe levoren e grire ne rende te nje portokalli. I perzien mire te gjitha. Me pas mases I shton 3 luge supe miell dhe 1 gote uji grize/ermik/semolina. Piqet ne furren e parangrohur ne 175 grade. Kur e heqim nga furra e presim ne format qe deshirojme dhe ia hedhim siper sherbetin e vaket !


Thursday, November 1, 2018

Torte me cokollate

Torte me çokollate ❤️

 

Pjesa e pare:

70gr sheqer kafe
70 gr kafe (Nescafé)
1 luge gjelle gjalp
100 gr kakao
1 luge çaji vanilje.
I perziejme bashk Ne nje tenxhere dhe i vendosim ne zjarr te ulet per 5 min dhe e lejme menjane te ftohet.

Pjesa e dyte:
100gr sheqer te bardhe
100 gr sheqer kafe
Gjysem gote kafe e ftohte (Nescafé)
2 veze ne temperature dhome
113 gr gjalp ne temperature dhome (i bute )
1 luge caji vanilje
225 gr miell
1 luge caji sode buke
Gjysem luge caji pluhur pjekes/ baking powder.

Miellin e situr sebashku me soden dhe pluhur in pjekes I hedh ne nje tas. Aty shton vezet gjalpin, kafene sheqerin e bardh dhe ate kafe. I perziejme me mikser dhe avash avash shtojme perberesit e pjeses se pare qe duhet te jen pak me Te vakëta. Brumin nuk duhet ta perziejme shume mjaftueshem sa te jete i njetrajtshem. (Dmth te kete te njejten ngjyre e gjithe perberja) e shtrin ne nje tepsi te lyer me pare me yndyre ose vendos leter pjekje, para se ta fusesh ne furre tepsin e perplas 3 here mbi tavoline. ( jo magji por te plasin flluskat e ajrit qe ka brumi)dhe e pjek me temp 175*C/350*F per 20-25 min. E provon me nje krurese dhembesh para se Ta heqesh. Duhet te del e paster me pak therime keku. E le te ftohet.

Kremi:
100 gr kakao
100 gr gjalp ne temperature dhome
400 gr sheqer puder
Vanilje
4-5 luge gjelle pana/ heavy whipping cream.

Eshte shume e rendesishme sheqeri dhe kakaoja Te kalohen ne site.
Gjalpin e perzien me mikser sa te zbardhet pastaj hedh sheqerin e perzier me kakao pjese pjese si dhe nga po pana. (I alternon pak sheqer pak pana) pasi jan perzier mire per afersisht 7-10 min hedh dhe vaniljen dhe me kremin e fituar lyen kekun e ftohur komplet. Zbukurimin e ben si Te duash. Mund ta lyesh vetem siper, mund Ta ndash ne dy pjese e lyen me mes me krem dhe siper e zbukuron me ganaçe Sipas deshires.

Friday, May 18, 2018

Krostate me cokollate


Krostate me Nutella per te gjithe adhuruesit e çokollates ☺️☺️☺️

150 gr gjalp
200gr miell
100gr sheqer
3 veze (dy te verdha nje e plote)
Pak baking powder/ pluhur pjekes/ pecive
Gjalpi duhet te jete i ftohte dhe i prere ne kubike. marrim gjalpin miellin sheqerin dhe pluhurin pjekes i perziejme mire me pirun ose nese keni mikser edhe me mire. pastaj shtojme vezet dhe nese duhet dy luge uje te ftohte. pasi te mblidhet si brum e vendosim per 30 min ne frigorifer. . Pastaj e hapim nje Pete te trashe. Dhe e vendosim në tepsine e pyer me pare me pak yndyre. e ngjesim mire dhe siper vendosim nje grusht fasule (per te mos lejuar peten te ngrihet) Piqet në temp 170 sa te marri ngjyre te arte. Pas pjekjes i heqim fasulet dhe e lejme te ftohet.

per kremin:

250 gr nutella
2 gota hopla/pana/heavy cream
pak kripe
2 luge niseshte
Marrim nje gote pana/hopla dhe tresim ne te niseshten, pastaj e fusim ne nje tenxhere bashk me nutellen, pjesen tjeter te panes dhe kripen, i perziejme mire e mire deri sa te bie ne vale dhe te trashet masa (ne zjarr mesatar) pasi trashet e hedhim te peta e pjekur. siper e zbukurojme sipas deshires. Une kam perdorur lajthi te pjekura te grira dhe bajame. vendoset ne frigorifer per 3 ore.

 

Donuts


 Donuts:

2 gota qumesht te vaket
100 gr sheqer
4 veze (2 te plota 2 vetem te verdhat
2 luge gjelle maja
1 gote e gjysem uje te ngrohte
100 gr gjalp i zbutur
Vanilje
Pak kripe
6 gota miell

Pasi t'i perziejme te gjithe perberesit shtohet miell deri sa te formohet brum i bute Po qe nuk ngjit ne duar, e ngjesh me duar per 10 min ose 5 min ne makine. E le te pushoje perafersisht 2 ore qe te dyfishon vellimin pastaj e ngjesh mire dhe e hap nje pete te madhe gjysem cm te trashe. E presim ne formen qe duam ne rastin tim me nje gote te madhe dhe ne mes e preva me nje kapak shishje( me mjete rrethanore😂😂) I vendosim Ne nje siperfaqe te lyer me miell dhe I mbulojme me nje pecete te paster. Pas 20 min vendosim nje tigan ne zjarr dhe I pjekim nga 4 cope. Mos e mbushni shume sepse bie temperatura e vajit. Pasi jan skuqur te gjitha I lyen sipas deshires me sheqer pluhur apo ne çokollate te shkrire.

Topkat e vogla jan pjesa qe e preva ne mes te donut. Ktej nga USA quhen munchkins

Lllangeja/krepa te kripura/ savory crepes

U be kohe qe skam postuar ne blog, jo se nuk kam gatuar oh jooo une gatuaj cdo dite ndonjehere 3 here ne dite sic gatuajne shume nena shqiptare. Meqe eshte dhe muaji i shenjte i Ramazanit mbrem pregatita krema te kripura apo sic i  quajme ne dibranet llallangeja.





Llallangëja!! (Ose krepa te kripura)

5 kokrra veze i raha mire dhe dhe i futa tre gota uje te ngrohte shtova nje gote qumesht dhe kripe po miellin nuk e mata ne pergjithsi i mas gjerat me sy afersisht 500-600gr e perziejme mire qe mos krijohen kokrriza nga mielli, duhet te behet nje mase sa te lyhet per gishti. Marrim tiganin nga ato qe nuk ngjisin e nxehim ne flake me nje furce kuzhine e lyejme pak me gjalp, pasi te jet nxehur mire atehere marrim nje filxhan kafeje turke dhe hedhim nga brumi i holle duke pasur parasysh ta rrotullojme mire qe te shkoje nga gjitha anet, pasi te piqet nga njera ane (dallohet se anet e petes fillojne shkeputen nga tigani ) e kthejme nga ana tjeter, her pas here duke i pjekur ne tigan ,mu desh te shtoj nga pak uje se ntrashej masa, mora llallangejat nje nga nje u futa djath te bardhe te grire dhe i sperkata me gjalp te tretur dhe i rrjeshtova ne tepsi pastaj i futa ne furre per 10-15 min sa te marrin pak ngjyre siper .. mbushjen e ben me cfare te duash behen shume te mira dhe me arra te grira.