Friday, May 18, 2018

Lllangeja/krepa te kripura/ savory crepes

U be kohe qe skam postuar ne blog, jo se nuk kam gatuar oh jooo une gatuaj cdo dite ndonjehere 3 here ne dite sic gatuajne shume nena shqiptare. Meqe eshte dhe muaji i shenjte i Ramazanit mbrem pregatita krema te kripura apo sic i  quajme ne dibranet llallangeja.





Llallangëja!! (Ose krepa te kripura)

5 kokrra veze i raha mire dhe dhe i futa tre gota uje te ngrohte shtova nje gote qumesht dhe kripe po miellin nuk e mata ne pergjithsi i mas gjerat me sy afersisht 500-600gr e perziejme mire qe mos krijohen kokrriza nga mielli, duhet te behet nje mase sa te lyhet per gishti. Marrim tiganin nga ato qe nuk ngjisin e nxehim ne flake me nje furce kuzhine e lyejme pak me gjalp, pasi te jet nxehur mire atehere marrim nje filxhan kafeje turke dhe hedhim nga brumi i holle duke pasur parasysh ta rrotullojme mire qe te shkoje nga gjitha anet, pasi te piqet nga njera ane (dallohet se anet e petes fillojne shkeputen nga tigani ) e kthejme nga ana tjeter, her pas here duke i pjekur ne tigan ,mu desh te shtoj nga pak uje se ntrashej masa, mora llallangejat nje nga nje u futa djath te bardhe te grire dhe i sperkata me gjalp te tretur dhe i rrjeshtova ne tepsi pastaj i futa ne furre per 10-15 min sa te marrin pak ngjyre siper .. mbushjen e ben me cfare te duash behen shume te mira dhe me arra te grira.



No comments:

Post a Comment