Thursday, November 1, 2018

Torte me cokollate

Torte me çokollate ❤️

 

Pjesa e pare:

70gr sheqer kafe
70 gr kafe (Nescafé)
1 luge gjelle gjalp
100 gr kakao
1 luge çaji vanilje.
I perziejme bashk Ne nje tenxhere dhe i vendosim ne zjarr te ulet per 5 min dhe e lejme menjane te ftohet.

Pjesa e dyte:
100gr sheqer te bardhe
100 gr sheqer kafe
Gjysem gote kafe e ftohte (Nescafé)
2 veze ne temperature dhome
113 gr gjalp ne temperature dhome (i bute )
1 luge caji vanilje
225 gr miell
1 luge caji sode buke
Gjysem luge caji pluhur pjekes/ baking powder.

Miellin e situr sebashku me soden dhe pluhur in pjekes I hedh ne nje tas. Aty shton vezet gjalpin, kafene sheqerin e bardh dhe ate kafe. I perziejme me mikser dhe avash avash shtojme perberesit e pjeses se pare qe duhet te jen pak me Te vakëta. Brumin nuk duhet ta perziejme shume mjaftueshem sa te jete i njetrajtshem. (Dmth te kete te njejten ngjyre e gjithe perberja) e shtrin ne nje tepsi te lyer me pare me yndyre ose vendos leter pjekje, para se ta fusesh ne furre tepsin e perplas 3 here mbi tavoline. ( jo magji por te plasin flluskat e ajrit qe ka brumi)dhe e pjek me temp 175*C/350*F per 20-25 min. E provon me nje krurese dhembesh para se Ta heqesh. Duhet te del e paster me pak therime keku. E le te ftohet.

Kremi:
100 gr kakao
100 gr gjalp ne temperature dhome
400 gr sheqer puder
Vanilje
4-5 luge gjelle pana/ heavy whipping cream.

Eshte shume e rendesishme sheqeri dhe kakaoja Te kalohen ne site.
Gjalpin e perzien me mikser sa te zbardhet pastaj hedh sheqerin e perzier me kakao pjese pjese si dhe nga po pana. (I alternon pak sheqer pak pana) pasi jan perzier mire per afersisht 7-10 min hedh dhe vaniljen dhe me kremin e fituar lyen kekun e ftohur komplet. Zbukurimin e ben si Te duash. Mund ta lyesh vetem siper, mund Ta ndash ne dy pjese e lyen me mes me krem dhe siper e zbukuron me ganaçe Sipas deshires.

No comments:

Post a Comment