Saturday, April 26, 2014

Kunguj te mbushur



Kungulleshkat i zien 3 minuta, pastaj i hape perbrenda me luge te vogel. Mesin e kungulleshkave qe i kemi larguar me luge i fusim ne nje tigan me pak vaj ulliri, mish te pules te copetuar imet, karrota dhe qepe te njoma te prera imet , kripe piper. I fergojm deri sa te shikojm qe mishi eshte i bere dhe karrota.I mbushim kungulleshkat pastaj i fergojm ne nje tigani grilli. Apo grill nese nuk keni tigan te tille. I servir  me oriz basmati dhe salce beshameli. 

Kek me arra


2gota miell misri
1 gote miell gruri
3veze
1gote qumesht
Nje gote arra te shtypura
1/2gote vaj
1luge kafe sode Buke 
Pergatitja
I perzien te gjitha bashke deri sa te formohet  brum dhe e veme ne tepsi me forme te lyer me pak yndyre,  e pjekim ne 180 grade per 25 min.

Friday, April 25, 2014

Antipaste me asparagus

Asparagus antipaste. 

Asparagus e lajme i heqim kercellin e forte dhe e ziejme per dy min ne uje te valuar me kripe. E heqim e shperlajme me uje te ftohte qe te ndalojme procesin e zierjes. Marrim nje veze ne nje tash hedhim 3-4 luge Philadelphia cheesse dhe i perziejme mire hedhim 2 thelbinj hudher te grire shume imet, kripe dhe piper. I perziejme mire. Marrim nje fije pete te gatshme dhe e sperkasim siper me pak yndyre (vaj ose gjalp) e lyejme me masen e cream cheesse dhe vendosim 3 asparagus e i mbeshtjellim me pete. I vendosim ne nje pjate te sheshte. Pasi kemi bere te njejten gje me te gjitha asparaguset. I vendosim ne frigorifer per 20 min. I nxjerrim dhe i ndajme ne 2-3 copa. I sperkasim me pak gjalp dhe Kackavall te grire( une nuk kisha dhe i sperkata me djath picash ) i fut ne furre 200*c sa te piqen pak. I nxjerr dhe i servir te ngrohta ose te ftohta.

Pica role


Pizza role

Perbersit:
Per peten:
600g miell, 
4 luge vaj ulliri,
1 luge gj maja,
1 luge gj sheqer,
1 luge gj krip,
Per mbushjen:
Salc domate,
Nje gjysem qepe te prere imet.
Djath mozarela djath kackavalle. Domate, ullinj te zi
Zem brumin, hedhim te gjithe perberesit i perziejm te tera fillojm hapim peten te jet gati e trashe.Hedhim salcen, me pas qepen, djathrat domaten ullinjte. Fillojm mbledhim peten me kujdes dhe presim ne copza te vogla. 

Lakror

 Lakror misri 

1/2 liter qumesh,
1/2 liter halta/ajke 
1 kg spinaq te grir, 
2 qep te grira imet dhe te ferguara,
200 gram djath te fort, 
300 gram miell misri, 
nje pecive/baking powder/pluhur pjekje, 

perzihen te gjithe perberesit e mesiperm dhe masa e fituar hidhet ne tepsi te lyer me pak vaj, mbi i hedhim susam dhe e pjekim ne temp 200*C

Laker me mish te thate dhe buke misri

Buka e misrit


1 liter uje
Gjys kg miell
2 luge vaj
Pak krip
1/2 e baking powder (peciv)

I perziejme te gjitha bashke keto perberes dhe e pjekim ne temp 200° derisa te fitoj ngjyrren. Pasi te merr ngjyren ndalim furren ne 50° qe te ngjeshet dhe te piqet mire ne mbrendi.

Lakra me mish te thate ne tave 

Marim nje qepe e kaurdisim ne nje tenxhere me pak vaj ose gjalpe, shtojme nje thelb hudher te grire shume imet. I lejme te kaurdisen derisa te fitojne ngjyren e mjaltit duke i perzier her pas here. Pastaj sipas deshires shtojme nje karrote te grire ne katrore dhe nje domate te qeruar dhe  e grire . Shtojme mishin e thate duke vazhduar kaurdisjen! Me pas shtojme dhe lakren e bardhe te grire  shume holle. Kaurdisim dhe pak derisa lakra te leshoje lengun e vet. Shtojme pak kripe, pak veggeta, pak piper te kuq dhe 0.5 litra uje. Pasi te zihet lakra afersisht 1 ore e 30 min. e shtrijme ne tepsi dhe e futim ne furre qe te marre ngjyre.

Petulla


1 kg miell, 3 kokrra veze, 1 luge gjelle maja,(une perdora maja te fresket cfare ndryshimi! 5 gr te fresket) uje sa te behet nje brume i bute qe te ngjitet ne dore, kripe sipas deshires 1luge gjelle Jo plot i shtiva une, e punova brumin per 10 min pa ndaluar. Pastaj e mbulova me nje plasmas dhe e vura diku ku nuk ka korent ajri. Pasi e ka dyfishuar vellimin e ngjesha serish.e lash te vije prap brumi. Pastaj vura tiganin me shume vaj ne zjarr kur ishte i nxehte mjaftueshem. Mora nje tas te vogel me vaj. I lyeva duret ne vaj dhe mora pak brum e hapa me duar dhe e futa ne vaj. 

P.S. Kur i lyen duart me vaj ne vend te ujit nuk kercet vaji i nxehte kur fut petullen .

Kek me luleshtrydhe




200gr gjalp ne temp dhome dhe 2 gota sheqer i perzin mire me mixer deri sa te zbardhen nja 5 min.. Shton ngadale 3 veze nje nga nje duke e perzier. Shton dhe 1 luge caji leng limoni dhe lekuren e limonit te grire ne rende shton dhe 1 gote kos.Nderkohe 2 gota e gjys miell i perzin me 1 luge caji peciv dhe i perzien del nje brum paksa i fort ne fund nja 5-6 luleshtrydhe i pret ne copa ja hedh brumit dhe e perzin. E pjek me 160*C

Monday, April 21, 2014

Kek me cokollate






Kek me cokollate   

Perberesit 
3 veze
1gote kos
1/2 gote vaj
1gote sheqer
1luge kafe sode Buke
2gota miell
Pergatitja
I perziejme te gjitha bashke e hedhim ne tepsi dhe e pjekim ne 180 grade deri sa te marre ngjyre siper I hedhim cokollate te shkrire. Ju befte mire.

Torte Zalli




  • 6 pudinga vanile,
    1.5 liter qumesht,
    1 margarine
    20 lug gjelle sheqer,
    300 gr arra te bluara imet,
    300 gr miell kokosi,
    300 gr biskota te bluara(plazma)
    2 shllaga(nje te bardh e nje te zeze apo krem)
    Pak cokolate kuzhine per dekor.

    Pergaditja:
    Marrjm margarinen e hudhim ne nje tengjere dhe e lem te shkrihet bashk me 15 luge sheqer.Pastaj ia qesim qumeshtin (1.5 lt) ,pasi te vloj ia qesim pudingen qe me pare e kem pergaditur me 200-300 ml qumesht te ftohte dhe 5 luge sheqer,duke e larguar nga zjarri dhe duke e perziet shpejte qe mos te behen kokrra te imta.Pastaj e ndajme ne 3 ene te thella ne pjese te barabarte.I lejme te ftohen paksa( te vaket) dhe njeres ia hudhim kokosin,njeres biskotat,dhe te fundit ia hudhim arrat e bluara,i perziejme gjithsecilen derisa te behet njejte cdo mase e vecante.Pastaj e marrim nje tepsi apo tabak ku ju deshironi,qe te jete 15-20 cm e gjere,ndersa e gjate 30-35 cm afersisht.Se pari e qesim masen me biskota,e shtirjme drejte,pasatj ate me kokos dhe ne fund ia shtojme masen e 3-te ate me arra.Pasi e rrafshojme mire e lejm qe te ftohet ne frigorifer disa min.Ne fund lyejm te gjithen me shllage te bardhe dhe me ate tjetren shllage e dekorojme si te duam.Dhe ne fund pak cokolate te shkrire bejme vija te shpejta.Ju befte mire.

Sunday, April 6, 2014

Tave me peshk


Tave me peshk
3-4peshq sipas personave
5 kokrra qepe
2kokrra hudher
4-5 domate te grira
Kripe piper majdanoz dafine
Skuqim lehte qepen fillimisht duke I shtuar me pas hudhrat.shtojme domatet e me pas erezat.i ziejme per gati 10min me nj gote uje.masen e pergatitur ia shtojme peshkut(I kriposur me pare) ne tave.i hedhim pak uje.e pjekim ne furre ne 180 grade duke e pare me sy sa te arrije te behet (30-40min)

Veze antipaste


Nje antipaste e thjeshte dhe shume e shijshme.  
Merr 5-6 kokrra veze (ose me shume sipas nevojes) i zien per 10 min, i ftoh dhe i qeron, i ndaj dysh, te verdhat e vezeve i vecon dhe i perzien ne nje tas me 4 luge kos te kulluar dhe 2 luge majoneze. pak kripe, dhe i mbush serish te bardhat, siper u hedh pak kastravec dhe domate te prera ne kubik shume te vogla. Kjo eshte vetem nje menyre, ka shume receta per mbushje. 

Kek me çokollatë


1 gote e gjysem miell
1 gote sheqer
2kokrra veze
5 luge gjelle plot me kakao
Gjysem gote vaj
Pak kripe
1luge gjelle uthull te bardhe
1 luge caji sode buke
1 luge gjelle kafe Nescafe te tretur ne nje gote uje te ftohte
1 cokollate te coptuar ne copa te vogla
 
Ne fillim bashkojme miellin me kakao,sode buke kripe dhe sheqer i perziejme mire pastaj shtojme te gjithe perberesit e tjere, brumin e fusim ne tepsine e duhur qe eshte lyer me pare me vaj dhe e pjek ne furre 175*c rreth 30-40 min.
Shurupi i cokollates:
 1 cokollate 
1gote pana/heavy cream/ hopla
I vendosim ne nje tenxhere dhe ne flake te ulet i perziejme deri sa te shkrihet komplet cokollata. Shurupin e perfituar ja hedhim siper kekut .