Asparagus antipaste.
Asparagus e lajme i heqim kercellin e forte dhe e ziejme per dy min ne uje te valuar me kripe. E heqim e shperlajme me uje te ftohte qe te ndalojme procesin e zierjes. Marrim nje veze ne nje tash hedhim 3-4 luge Philadelphia cheesse dhe i perziejme mire hedhim 2 thelbinj hudher te grire shume imet, kripe dhe piper. I perziejme mire. Marrim nje fije pete te gatshme dhe e sperkasim siper me pak yndyre (vaj ose gjalp) e lyejme me masen e cream cheesse dhe vendosim 3 asparagus e i mbeshtjellim me pete. I vendosim ne nje pjate te sheshte. Pasi kemi bere te njejten gje me te gjitha asparaguset. I vendosim ne frigorifer per 20 min. I nxjerrim dhe i ndajme ne 2-3 copa. I sperkasim me pak gjalp dhe Kackavall te grire( une nuk kisha dhe i sperkata me djath picash ) i fut ne furre 200*c sa te piqen pak. I nxjerr dhe i servir te ngrohta ose te ftohta.
No comments:
Post a Comment