Friday, April 25, 2014

Laker me mish te thate dhe buke misri

Buka e misrit


1 liter uje
Gjys kg miell
2 luge vaj
Pak krip
1/2 e baking powder (peciv)

I perziejme te gjitha bashke keto perberes dhe e pjekim ne temp 200° derisa te fitoj ngjyrren. Pasi te merr ngjyren ndalim furren ne 50° qe te ngjeshet dhe te piqet mire ne mbrendi.

Lakra me mish te thate ne tave 

Marim nje qepe e kaurdisim ne nje tenxhere me pak vaj ose gjalpe, shtojme nje thelb hudher te grire shume imet. I lejme te kaurdisen derisa te fitojne ngjyren e mjaltit duke i perzier her pas here. Pastaj sipas deshires shtojme nje karrote te grire ne katrore dhe nje domate te qeruar dhe  e grire . Shtojme mishin e thate duke vazhduar kaurdisjen! Me pas shtojme dhe lakren e bardhe te grire  shume holle. Kaurdisim dhe pak derisa lakra te leshoje lengun e vet. Shtojme pak kripe, pak veggeta, pak piper te kuq dhe 0.5 litra uje. Pasi te zihet lakra afersisht 1 ore e 30 min. e shtrijme ne tepsi dhe e futim ne furre qe te marre ngjyre.

No comments:

Post a Comment