Cheesecake me limon
Perbersit per bazen: 200 gr biskota petit, 100 gr gjalp i tretur dhe i ftohur. PER KREMIN : 250 gr rikota,250 gr philadelphia, 125 gr kos i bardh i trashe,150 ml pane per embelsire,6 flete xhelatine per embelsire, 5 luge sheqer . PERBERESIT PER KREMIN LIMON CURD: 2 limona, 2veze, 80gr gjalp ne temp ambienti, 120 gr sheqer . 1 bustin vanilje. Pregatitja e ketij kremi eshte:: ne nje tenxhere te vogel do te hedhim vezet, sheqerin, vaniljen, dhe lengun e limonave dhe do e veme ne zjarr me banjemaria, duke e perziere vazhdimisht deri sa kremi te trashet pak. E heqim nga zjarri i shtojm gjalpin e perziejm mire deri sa gjalpi te tretet dhe e leme te ftohet.. PERGATITJA E BAZES: ne fillim do te lyeejm taven me gjalp dhe do ta veshim fundin dhe anesoren e tepsise me leter per furre.. Ne mixer do te griijm biskotat dhe po ketu shtojm dhe gjalpin.. I perziejm mire deri sa biskotat te jene bere si pluhur dhe i hedhim ne tave. I ngjeshim mire me nje gote osé shtypsen e mishit.. E veme taven ne frigo per min 30 min...PERGATITJA e KREMIT: ne nje tas me uje te ftohte do te veme xhelatinen per 10 min. ne nje tas tjeter perziejm rikoten, philadelphia, kosin, sheqerin. Xhelatinen e heqim nga uji i ftohte e shtrydhim mire dhe ne nje tenxhere te vogel me dy luge qumesht e veme ne zjarr deri sa te shkrije per 1-2 min. e heqim nga zjarri dhe e hedhim te perzierja me kosin. Do rrahim mire panen dhe do ta shtojm te perzierja tjeter dale nga dale duke e perziere me ndihmen e nje spatule.. Do marrim taven me biskota dhe i hedhim siper kete perzierje. E leme ne frigo te ftohet per nje ore dhe vetem atehere do i hedhim siper kremin limon curd.. Mund te serviret pas 4 oreve osé akoma me mire pas 24 oresh.. Del shume e shijshme.. Ju befte mire ...
No comments:
Post a Comment