Saturday, December 28, 2013

Embelsire

4 kokrra veze 
1/2 kg miell
3/4 uje
Arra 
300gr gjalp te shkrire
Niseshte 
Per sherbetin :
2 masa uje /3 sheqer

Vezet i perzien mire me ujin dhe hedh miellin e punon sa te arrihet nje brum i plote por i bute.. E lyen pak me vaj dhe e mbulon e le te qetesohet. Pas 15 min e ndan ne kuleç sa nje veze. I hap 3 kulece sa pellemba dhe i lyen mire me niseshte. I ben bashk te treja dhe i hap ne nje pete te madhe. E ndan peten pergjysem i sperkat bollshem me gjalp t shkrire dhe i hedh arra te shtypura por Jo shume imet. I pjek ne temp 300*F/130-140*cu hedh siper sherbetin e ngrohte. I mbulon dhe pas disa oresh jan gati per servirje. 

Embelsire fjongo

4 kokrra veze 
1/2 kg miell
3/4 uje
Arra 
Niseshte 
Per sherbetin :
2 masa uje /3 sheqer

Vezet i perzien mire me ujin dhe hedh miellin e punon sa te arrihet nje brum i plote por i bute.. E lyen pak me vaj dhe e mbulon e le te qetesohet. Pas 15 min e ndan ne kuleç sa nje veze. I hap 3 kulece sa pellemba dhe i lyen mire me niseshte. I ben bashk te treja dhe i hap ne nje pete te madhe. E ndan peten pergjysem dhe i hedh arra te shtypura por Jo shume imet. Pastaj veprimet si ne foto. Pasi i skuq i rrjeshton ne tepsi dhe u hedh siper sherbetin e ngrohte. I mbulon dhe pas disa oresh jan gati per servirje. 

Thursday, December 26, 2013

Hallva



1 cup of melted butter
1 cup of flour(more or less depends from the type of flour used) 
mix them together on low to medium heat, you have to stir it constantly and well so it wont get burned on the bottom, meanwhile in another pot add 5-6 cups of water and make it boil. when the flour mixture get the golden brown color add the boiling water very carefully stirring  constantly all the time and fast. May not need the whole water, you have to see the mixture its soft and smooth not with crumbles and it has to be separated from the sides of the pot. Usually it even has oil on the sides. Add  1 cup of sugar (or more if you like it sweeter) it'll be thinner bur stir it till all the sugar is dissolved and tends to get a little darker at this point. If desired you can add walnuts or anything you like (raisins, coconut flakes, dried cranberries, hazelnut ect)  

Hallva!!! Nje nga embelsirat me popullore ne familjet shqiptare, per raste dasmash apo morti.. receta dhe fotot sebashku... Një gote gjalp te tretur një gote miell dhe ne zjarr mesatar duket si ne foto dmth Mund te duhet me pak miell ose gjalp po duhet te perfitosh si kjo perzierje.. Ne një ene tjeter fut 5-6 gota uje te bien ne vale.Duhet ta skuqesh miellin me gjalp deri sa te arrish ngjyren e fotos dmth te behet ngjyre floriri.. do shume kujdes duhet ta perziesh shume ose me mire mos ndalosh duke e perzier gjate gjithe kohes..pastaj duhet ti fusesh ujin qe po valon dhe me kujdes se avulli te djeg duhet ta perziesh shpejt duke fut uj e duke e perzier.Pastaj I fut sheqer sipas deshires une sugjeroj një gote per fillim. Do e shikosh qe kur te perzihet me sheqerin do hollohet hallva po ta perziesh deri sa te tretet sheqeri hallva do erresohet pak ne ngjyre dhe eshte gati per tu ngrene.. Arrat jan me deshire po te duash i hedh nje grusht arra te grira..

Shendatli

4 vezë
1 gotë mjalt
1 gotë sheqer
300 gr gjalp i tretur
250 gr arra
4 gota miell
1 luge çaji kakao (me deshire)
1 luge çaji sode buke

Shërbeti
3 gota ujë
4 gota sheqer
1 pakete sheqer me aromë vanilje(sipas deshires)
Ne një enë perziejme 3 vezë, gjalpin, sheqerin dhe mjaltin deri sa te jene bere një mase domethëne të jet tretur sheqeri. Pastaj shtojme arrat e thyera jo shume imët. Ne fund shtojme miellin e përzier me kakao dhe sodë buke. Duhet të përzihet avash qe brumi mos bëhet elastik. 
Shtrohet në një tepsi mesatare sheshohet mirë dhe marrim vetëm te verdhën e vezës e lyejmë sipër pastaj me pirun i bëjme ca viza. E pjekim në temperaturën 275*F /135*C . Pasi të pjeket e lejmë të ftohet pak. Shërbeti hidhet jo i nxehte dmth të dyja në temperaturën mesatare.
 

Revani

Revani e shpejte.

5kokrra veze 
15 luge sheqer
15 luge qumesht
15 luge miell
1luge caji sode buke

Per sherbetin
750gr sheqer
500 gr uje

Perzije mire vezet me sheqerin (mundesisht me rrahes elektrik) pastaj hidh qumeshtin vazhdohet perzierja. Ne fund hedhim miellin e perzier me sode buke. E pjekim ne furren e parangrohur 180*c sherbeti hidhet i nxehte dhe revania e nxehte.

Friday, November 15, 2013

Pasta and broccoli.

1package of your favorite pasta(penne mine) 
4 bunches of broccoli 
1/4 cup of olive oil 
2tbs of butter
1/2 cup of grated cheese
Salt,pepper and pepper flakes. 
5-6 cloves of garlic

Boil pasta in salted water for about 5-6 min than add the broccoli florets which are thoroughly washed. After 5 min drain them. In a deep pan put the olive oil and the butter add the chopped garlic and pepper flakes, sauté for a couple of minutes add pasta and broccoli season it with salt and pepper and give it a mix. Serve with grated cheese on top. 

Wednesday, November 13, 2013

Supe pule me perime

1liter leng mishi (pule ne kete rast)
2 cope mishi
1karrote
2 dege selino
1 kungull jeshil
Leng limoni
1filxhan kafeje makarona supe
Kripe dhe piper dhe koper 

Me nje tenxhere ziejme mishin e kriposur dhe e nxjerrim me nje ene. Ne lengun e mishit hedhim karrotat e prera ne kubik pasi te jen zier hedhim kungullin dhe selinon e prere ne kubik. Presim mishin ne copa te vogla dhe e fusim ne tenxhere. Pasi te ket rene ne vale i hedhim majdanoz dhe koper dhe leng limoni  sipas deshires.

Sunday, November 10, 2013

Sarme me qepe


Sarme me qepe

5 qepe mesatare 
300gr mish te grire
Nje qepe mesatare
Nje luge mint, (nanice nane) dhe rigon
Dy luge salce domatesh
Kripe piper 
nje gote e gjysem oriz
Skuq qepen dhe hedh mishin e grire. Pasi te ket ndryshuar ngjyren mishi hedh orizin dhe e skuq pak.. Pastaj hedh erzat hedh kripen dhe piperin si dhe dy gota uje.. Lihet ne zjarr derSa ta pije ujin
Qepet tjera i qeron si ne foto i fut ne tenxhere i vlon per 10 min pastaj i heq dhe ua heq tre cipat e para dhe i rikthen ne uje per 3-4 min te valojne. Pasi i mbeshtjell dhe i rendit ne tenxhere nje gote e gjys me uje e valon i hedh kripe dhe pak uthull nja dy luge gjelle. Pasi bie ne vale ja hedh sarmes siper dhe salcen e domateve gjithashtu e zien per nje ore e gjysem ose deri sa te jet gati ne zjarr te ulet

Saturday, November 9, 2013

Byrek ne forme dielli

2 gota qumesht
1 gote kos
1 gote vaj
Maja birre 
1luge caji Kripe 
1luge caji sheqer
2 veze
Miell 8 gota
Gjalp 150 gr
 Per mbushjen
2 patate te medha ose 4 te vogla te ziera 
100 gr Djath te bardhe
Majdanoz 
Piper te zi
Dill
Nje te verdhe  veze per te lyer siper.

Zihet brumi Jo shume i forte dhe lihet pak te pushoje.pastaj e ndaj me ne dy pjese. Marrim njeren pjese e hapim ne nje Pete katrore.. E lyejme me gjalp te shkrire pastaj e palosim si zarf duke u kujdesur te lyhet cdo faqe me gjalp. E mbeshtjellim me plasmas dhe e vendosim ne ngrirje. Pjesen tjeter te brumit bejme te njejten gje. Pas 20 min ne ngrirje e marrim brumin e pare dhe e hapim ne nje Pete sa me te madhe ndjekim hapat si ne foto. Pasi te kemi mbaruar. E vendosim ne furren e nxehur temp 200* per 15 min pastaj ja ulim 170*  pasi te jet pjekur mire  e heqim dhe e leme te ftohet. Ky #byrek eshte i thjesht dhe shume i shijshem.Ju befte mire. 


Sheqerpare lule

Per 20 cope

250gr gjalp i zbutur ne temperature dhome 
250gr miell
4 te verdha vezesh
Nje maje luge sode buke

Bashkojme gjalpin dhe vezet bashke duke i perzier mire. Pastaj avash shtojme miellin e perzier me sode. Brumin e perfituar e vendosim ne frigorifer per 20 min .. Pastaj e marrim nje pjese dhe e hapim ne nje pete afersisht 3 mm te trashe. E ndajme me forme. Pastaj mesin e mbushim me arra ose fistek te grire. Piqet ne temp 150*c

Makarona me karkaleca deti

Makarona flutur me karkaleca deti.

Nje pako makarona
Gjysem kg karkaleca deti
5-6 thelbinj hudher
4-5 luge gjalp
1luge miell
Kripe dhe piper te zi
Majdanoz 

Ziejme makaronat sipas udhezimeve ne pako. Ne nje tigan te madh tresim gjalpin dhe hedhim hudhrat e prera Jo shume imet. Pasi i kavardisim pak hudhrat hedhim karkalecat e detit te pastruar nga venat . I mbulojme dhe flaka duhet te jete sa me e larte. Pas 1 min i kthejme nga Ana tjeter i mbulojme serish per nje min. Ulim zjarrin dhe heqim vetem karkalecat nga tigani. Ne lengun e mbetur hedhim miellin .. E perziejme mire qe mos behet me toptha. Pasi te jet trashur pak sipas deshires mund ti hedhesh pak vere te bardhe. Hedhim karkalecat dhe i perziejme mire hedhim piperin dhe kripen. E perziejme te gjithe perberjen me makaronat. Serviren me djath te grire.

Friday, November 8, 2013

Sheqerpare

Sheqerpare
1 KG flour
1 kg butter in room temp
10 egg yolks
1/2 tsp baking soda

First miks the butter with egg yolks until they are mixed well together than add the flour that is mixed with baking soda, the dough that we get from kneading it good put it in refrigerator for 15-20 min, than take a portion and open it with a rolling pin , thickness of it should be about 3-4 mm  cut it with a cup or a round cookie cuter  and follow the steps in the photos below. After its finished bake it in temp 300*F/150*C 
Syrup 
1.5 kg sugar
750ml water 
and a slice of lemon
boil it for about 10 min
Syrup must be warm and the sheqerpare warm too when you add the syrup.

Pregatitja: 

1 kg miell

1kg gjalp i pa tretur por i ndenjur ne temperaturen e dhomes une psh e nxjerr nga frigoriferi qe ne dark per neser te jet gati.
10 te verdha vezesh. Gjysem luge kafeje me sode buke.
------
Marrim te verdhat e vezeve i bashkojme me gjalpin dhe i perziejme deri sa te jen te njetrajtshem.. Pastaj fusim miellin dhe soden bashk e bejme brum. E lejme ne frigorifer per nja 15-20 min pastaj e marrim një pjese te brumit dhe e ftollojme ne një pete Jo te holle dmth afersisht 3-4 milimetra dhe me një gote uji e presim ne rrathe. Kto rrathet e formuar marrim tre dhe i vendosim jo direkt mbi njeri tjetrin po te prekin nja 2 cm secilin pastaj i rrotullojme si cigare te tre bashk dmth nga I pari te i treti.. E presim me thike ne mes dhe te dy pjeset e formuara i vejme ne tepsi me pjesen e prere posht.. E kshu me rradhe deri sa te mbarohet gjith brumi. Mos perdor niseshte per ta hap peten me mire me miell. Furra 300*F/150*C
 sherbeti
 1.5 kg sheqer 
750 gr uje dhe
nje risk limon
Temperatura  e pjekjes 150 *C sherbeti dhe sheqerparja dy te vakta.