Saturday, November 9, 2013

Byrek ne forme dielli

2 gota qumesht
1 gote kos
1 gote vaj
Maja birre 
1luge caji Kripe 
1luge caji sheqer
2 veze
Miell 8 gota
Gjalp 150 gr
 Per mbushjen
2 patate te medha ose 4 te vogla te ziera 
100 gr Djath te bardhe
Majdanoz 
Piper te zi
Dill
Nje te verdhe  veze per te lyer siper.

Zihet brumi Jo shume i forte dhe lihet pak te pushoje.pastaj e ndaj me ne dy pjese. Marrim njeren pjese e hapim ne nje Pete katrore.. E lyejme me gjalp te shkrire pastaj e palosim si zarf duke u kujdesur te lyhet cdo faqe me gjalp. E mbeshtjellim me plasmas dhe e vendosim ne ngrirje. Pjesen tjeter te brumit bejme te njejten gje. Pas 20 min ne ngrirje e marrim brumin e pare dhe e hapim ne nje Pete sa me te madhe ndjekim hapat si ne foto. Pasi te kemi mbaruar. E vendosim ne furren e nxehur temp 200* per 15 min pastaj ja ulim 170*  pasi te jet pjekur mire  e heqim dhe e leme te ftohet. Ky #byrek eshte i thjesht dhe shume i shijshem.Ju befte mire. 


No comments:

Post a Comment