Makarona flutur me karkaleca deti.
Nje pako makarona
Gjysem kg karkaleca deti
5-6 thelbinj hudher
4-5 luge gjalp
1luge miell
Kripe dhe piper te zi
Majdanoz
Ziejme makaronat sipas udhezimeve ne pako. Ne nje tigan te madh tresim gjalpin dhe hedhim hudhrat e prera Jo shume imet. Pasi i kavardisim pak hudhrat hedhim karkalecat e detit te pastruar nga venat . I mbulojme dhe flaka duhet te jete sa me e larte. Pas 1 min i kthejme nga Ana tjeter i mbulojme serish per nje min. Ulim zjarrin dhe heqim vetem karkalecat nga tigani. Ne lengun e mbetur hedhim miellin .. E perziejme mire qe mos behet me toptha. Pasi te jet trashur pak sipas deshires mund ti hedhesh pak vere te bardhe. Hedhim karkalecat dhe i perziejme mire hedhim piperin dhe kripen. E perziejme te gjithe perberjen me makaronat. Serviren me djath te grire.
No comments:
Post a Comment