Paçe me gogla
50Gr mish te grire e bashkojme me 2 thelbinj hudher te grire imet,pak piper te zi,1luge kafe te vogel me vegeta, 2 luge gjelle qepe te grire imet, pak kripe, i perzieme mire me dore. Dhe i bejme ne topka te vogla sa nje lajthi e madhe. I skuqim pa vaj fare se nxjerr vet yndyre mishi. Ose i pjek ne furre. I le menjane.
Ne nje tenxhere marrim 50 gr gjalp e tresim dhe shtojme 3 luge miell dhe e pjekim ne temp te ulet pasi te ket marre ngjyre te arte shtojme 3 thelbinj hudher te grire e perziejme mire dhe e hollojme me 3 gota uje te ftohte dhe e perziejme mire qe mos krijohen toptha. Pasi te bjeri ne vale shtojme gjys luge vegeta, pak kripe (nese duhet) dhe goglat e mishit. E lejme te zihet pak dhe shtojme uje nese duhet. Pas 20 min qe ka zier ngadale,ne nje tigan tresim pak gjalp dhe hedhim pak piper te kuq dhe para servirjes ja hedhim siper. Sipas deshires mund ti hedhesh pak leng limoni ose uthull.
No comments:
Post a Comment