Wednesday, January 29, 2014

Patllixhane te mbushur



Patlixhane te mbushur!! 

Dy patllixhane te medhenj
250 gr mish te grire ose ne copa te vogla
2 qepe
2 domate
2 spece jeshile
piper,kripe, majdanoz, hudhra 
vaj ulliri 

patlliixhanet i lan dhe u heq lekuren rripa rripa, i ngan ne 3-4 cope varet nga madhesia e patllixhanit, u heq te brendshmen me thike po jo deri ne fund i fut per 20 min ne uje me kripe. pastaj i than me leter kuzhine dhe i skuq pak ne vaj te nxehte dhe i rrjeshton ne tepsi. Qepet i pret dhe i skuq pak sa te zbuten , shton mishin dhe e skuq deri sa nuk eshte me roze, shton specat e prere ne kube i skuq te gjitha bashk u hedh kripe dhe piper dhe domatet e qeruara dhe te grira. pak hudher (2-3 thelbinj) me kete gjelle mbush patllexhanet nje nga nje. Siper u ve ndonje fete domate ose jo sipas deshires. merr nje gote me uje dhe hedh 2 luge salce e hollon te uji dhe ja hedh siper patllixhaneve. i mbulon me leter alumini dhe i fut ne furre me temp 200*C per 40 min.

Friday, January 24, 2014

Supe nga Rrafshi i Dukagjinit




Supe pule tradicionale e rrafshit te Dukagjinit
Nevojiten:
1 pule 
1 qepe
3 thelpinj hudher
1 gote kos
1 gote qumesht
1 luge miell gruri
2 luge miell misri
2 kokrra veze
Majdanoz
Kripe, piper i kuq, melmesa...
Ndajme pulen ne copa dhe e fusim ta ziejm me dy litra uje , gjysme qepe kripe, veget dhe majdanozin e grire imet e lejm te zihet rreth 40 min. Per siguri provojni pulen nese eshte zier apo jo. Merrni nje ene vendosni nje gote qumesht me nje luge miell e perzieni mire dhe ja hedhim pules e perziejm, e lejm 15 min te zihet ashtu. Marrim dy kokrra veze dhe i thejm siper supes duke e perzi njekohesisht, e lejm prap 10 min. Ne nje ene me nje gote kos , fusim 3 thelpinjet e hudhres te ndare ne dyshe, ja hedhim prap supes. Keshtu zihet prap 10 min. Marrim nje tigan fusim nje filxhan vaj dhe gjysmen e qepes te grire, e kaverdisim deri sa te zbutet, hedhim pastaj 2 luge miell misri duke e perzi njekohesisht qe te mos ngjit ne tigan , pastaj i fusim edhe nje luge piper te kuqe e perziejm dhe ja kthejm supes. Supa duhet te zihet edhe per 15 min te tjera dhe eshte gati per tu sherbyer. 

P.S. Nje recete nga Dita nje mikeshe shume e mire :) 


Tuesday, January 21, 2014

Torte me banane




Per pandispanjen:
4 veze,
gjys gote vaj,
1 gote sheqer,
2 lug kakao,
1 gote qumesht ,
10 lug miell,
1 pecive,
1 sheqer vanile,
Mbushja :
1 liter qumesht,
1 margarine,
1 pako kokos rreth 80 gr,
nje pako griz,
10 luge sheer
1 kg banane,

e pjek kekun nje here domethene rreh vezet me sheqer shton qumeshtin , sheqerin vanilje dhe ne fund miellin e perzier me kakaon dhe peciven. I pjek ne temp 150* per 20 min ose sa te merr ngjyre te arte. pasi ftohet pandispanja , siper i hedh masen e pregatitur nga perberesit e mbushjes dmth zien qumshtin e perzien me griz dhe margarine, kokos dhe sheqer dhe me masen e perfituar mbushim torten, rrjeshtojme bananet e prera segjati pastaj e zbukurojme me shllag siper..


Recete nga Venera


Supe me patate



5 patate 
1qep 
2karrota 
pak erza 
1 luge veget 
nji lug margarine
1 gote ajke(hopla, half and half)
I zien patatet dhe karrotat dhe qepen dhe i shtyp mire te behen si pure, e hollon me ajke dhe per te perfituar trashesine e deshirurar shton uje, e ve te zieje per 5 min supa eshte gati

Shpinzeza ose eclairs



2 gota uje 
1gote vaj 
2gota me miell 
nje pecivo dhe
6veze

2 budinga vanilje 
margarin kristal 250 gr
qumesht 600ml
6 luge sheqer

Ne nje tenxhere e vendosim  ne zjarr dhe ne fillim ve ujtn pastaj vajin kur mer val e heq menian dhe ze ta fusesh miellin avash qe mos behet kokrra si mblidhet ne lug ateher e shtron me nje tepsi te ftohet kur e sheh se esht ftoh e ve ne mikser i vendos vezet ne fund pecivon si brum i tollumave njisoj pasaj e ve ne tepsi me lug i pjek ne tenperatur 400*F/ 200*C eshte gati kur e shef kur marin ngjyr te verdh .
kremin e pregatit ne kete menyre 
Dy buding vanilla me 6 lug sheqer i perzin me 100gr qumesht kurse ne tenxhere vendon 500gr qumesht kur te jet gati i hedh dhe margarinen dhe e perzien mire me mikser elektrik pastaj i mbush embelsirat me to siper i zbukuron me cte duash

Spinaq me qofte dhe veze


1kg spinaq
1qepe
5 luge vaj ulliri
2thelbinj hudher
Kripe piper
Per qoftet
400 gr mish te grire 
2-3luge galete
1veze 
Hudhra
Qep
Ereza sipas deshires

Spinaqin e lan mire e pret dhe e fut ne tenxhere me uje te zieje 5 min. E heqim e kullojme. Ne nje tigan kavardisim pak qepen me vaj ulliri. Hedhim spinaqin e skuqim vetem pak. Hedhim hudhrat e grira. E hedhim pastaj ne tepsi. Pergatisim qoftet dhe u japim forme unaze mesin bosh dmth. I fusim pak ne furre sa te pjeket pak mishi. Pastaj hedhim per cdo unaze qoftje nje veze e fusim serish ne furre per te pjekur vezen. 

Sunday, January 19, 2014

Hasude


400 gr niseshte
2gota uje
100 gr gjalp
1gote e gjysem sheqer

Ne nje tenxhere hedh gjysem gote sheqer. E ve mbi zjarr mesatar deri sa te karamelizohet plotesisht. Ne nje tas hedh niseshten ujin dhe sheqerin e mbetur i perzien deri sa te shkrihet plotesisht sheqeri dhe niseshtja mos kete kokrriza. I hedh mbi sheqerin e karamelizuar sebashku me gjalpin e shkrire .. I perzien mire deri sa te trashet masa dhe te behet si ne foto.. 


Friday, January 17, 2014

Baked ziti



Baked ziti. (Makarona ne furre)

Per nje pako makarona:

1 qepe mesatare
1kg salce
5 luge te plota me ricotta ose gjize pakripe
3 thelbinj hudher
400 gr mozzarella te grire
1luge rigon
2luge majdanoz
4luge vaj ulliri 
Kripe dhe piper 

skuq nje qepe ne vaj ulliri pak sa te zverdhet pastaj hedh salcen i shton hudhra te grira rigon majdanoz kripe piper dhe e le te zieje ne zjarr te ulet.. pas 30 min e fik dhe e perzien salcen me riccota dhe ua hedh makaronave (qe jan gjysem te ziera) i perzien mire dhe siper u hedh mozzarella dhe djath kackavall te grire i fut ne furre per 20-25 min ose sa te ket krijuar nje kore te kuqe siper

Monday, January 13, 2014

Kek


Kek me boronica te fresketa.



2gota miell
1gote kos
1gote boronica te fresketa
1/2 gote me qershi te thata (sipas deshires)
1 gote sheqer i kafe 
2veze
1luge caji sode buke
1 luge caji baking powder
1/2 gote arra te grira Jo shume imet

I bashkojme te gjitha perbersit dhe i hedhim ne nje tepsi ne forme drejtendeshi ose cfaredo lloji po Jo shume te madhe. E pjekim ne temperature 150*c per 40 min, kontrollohet me thike. Nese thika del e paster kur shpohet ne pjesen me te trashe atehere eshte gati nese Jo e lejm edhe per 10 min.

Buke

Buke e mbushur.




Per brumin:
1 kg miell
1/2 l qumesht i vaket
1luge caji maje
1 luge caji baking powder
2 te verdha vezesh
1 luge caji sheqer
1.5 luge caji kripe 
2-3 luge gjelle vaj ulliri
Per mbushjen: une kam perdor spinaq 200gr
Pak gjize 
100 gr djath te bardh
Kripe
Nje spece te kuqe
Nje qepe
100 gr mozzarella

Ze brumin njelloj si brum buke. Direkt pas ngjeshjes e ndan ne 5 pjese. I hap petet sa tepsia (tepsi normale) mbushjen: spinaqin e perdora nga ngrirja, ja shtrydha ujin e tepert dhe shtova gjizen dhe djathin e coptuar. Qepen dhe specen e preva ne kubik te vogla dhe e skuqa me pak vaj. Pasi te zbuten pak i heq menjan dhe i le te ftohen. I kripos dhe mozarellen e ndan ne kubik te vogla gjithasht dhe e perzien me specet dhe qepet. Pasi e hap peten e pare e lyen me gjysmen e spinaqit. Hap peten tjeter e ve siper dhe i hedh gjysmen e mbushjes te speceve. Hap peten tjeter i hedh spinaqin dhe pas petes tjeter mbushjen e speceve. Vendos peten e fundit dhe e pret me thike ne copa dhe e lyen me nje te verdhe veze dhe Susam. E pjek ne furre 180* deri sa te merr ngjyren e duhur siper.

Saturday, January 11, 2014

Embelsire me kokos



3 veze
2 filxhana kafe turke kos
1 luge caji baking powder(pecivo)
250 gr margarine e tretur
100 gr kokos 
2 1/2 gota miell

I bashkojme te gjithe perberesit dhe i lyejme pak duart me vaj dhe u japim formen e deshiruar. I pjekim ne temp 150*C  sherbetin e bejme 3 gota uje 2 gota sheqer. Pasi te piqet e nxjerrim nga furra e lem te ftohet 5 min dhe ja hedhim sherbetin e nxehte.