Buke e mbushur.
Per brumin:
1 kg miell
1/2 l qumesht i vaket
1luge caji maje
1 luge caji baking powder
2 te verdha vezesh
1 luge caji sheqer
1.5 luge caji kripe
2-3 luge gjelle vaj ulliri
Per mbushjen: une kam perdor spinaq 200gr
Pak gjize
100 gr djath te bardh
Kripe
Nje spece te kuqe
Nje qepe
100 gr mozzarella
Ze brumin njelloj si brum buke. Direkt pas ngjeshjes e ndan ne 5 pjese. I hap petet sa tepsia (tepsi normale) mbushjen: spinaqin e perdora nga ngrirja, ja shtrydha ujin e tepert dhe shtova gjizen dhe djathin e coptuar. Qepen dhe specen e preva ne kubik te vogla dhe e skuqa me pak vaj. Pasi te zbuten pak i heq menjan dhe i le te ftohen. I kripos dhe mozarellen e ndan ne kubik te vogla gjithasht dhe e perzien me specet dhe qepet. Pasi e hap peten e pare e lyen me gjysmen e spinaqit. Hap peten tjeter e ve siper dhe i hedh gjysmen e mbushjes te speceve. Hap peten tjeter i hedh spinaqin dhe pas petes tjeter mbushjen e speceve. Vendos peten e fundit dhe e pret me thike ne copa dhe e lyen me nje te verdhe veze dhe Susam. E pjek ne furre 180* deri sa te merr ngjyren e duhur siper.
No comments:
Post a Comment