Wednesday, June 25, 2014

Recel qershie





Per 1 kg qershi duhet 1 kg sheqer,gjysem gote uje, 1 limon,karafil dhe nje dege bavaroze... Qershive ju heqim berthamat dhe nderkohe qe bejme kete proces i hedhim ne nje ene me uje dhe gjysem limoni te shtrydhur qe te mos na nxihen deri sa ti perfundojme.Me pas i kullojme dhe i veme ne tenxhere,ju hedhim sheqerin dhe gjysem gote uji dhe e veme te zieje ne temperature te ulet derisa te nxjerre shkumen larte ,te cilen duhet tja heqqim me kujdes dhe te shikojme qe lengu bie nga lugasi kristale te vogla. 5 min e fundit i hedhim 5/6 karafila, 1 gjethe bavaroze dhe i shtrydhim dhe nje gjysem limoni..Nese duam ta ruajme e hedhim pak te ngrohte ne kavanoze te cilet i kthejme me koke poshte dersa te ftohen...

Monday, June 23, 2014

Kek me puding



2 veze
1gote caji sheqer
1gote caji vaj
1e gjysem gote caji qumesht
3gota caji miell
1 peciv
Fillojm me vezet dhe sheqerin i rahim ne mixer pastaj shtojm perbersit e tjere 1 nga 1 dhe rahim mire deri sa te formohet nje mase homogjene,pastaj masen e hedhim ne tepsi qe e kemi lyer me vaj ose gjalp,pjekim ne fure te parangrohur ne 180 grad reth 15-20minuta.Ne nderkoh pregadisim pudingun prej cokollate,kur te jet pjekur brumi e shpojm me bishtin e nje luge druri qe kur ta lyejm siper me pudingun,pudingu te depertoj edhe mrenda brumit,pasi e kemi lyer me pudingun shtojm edhe kokos dhe e fusim per pak kohe ne frigorifer te ftohet,pastaj e sherbejme ju befte mire

Sheqerpare

SHEQERPARE FROM DIBER
10 egg yolks 
10 sticks of unsalted butter(melted and strained)
2 lb flour
First you mix eggs and butter good, than you add flour, the more you knead the dough the better it comes,(10-15 min) give it a shape and bake it at 275* till gets golden color. 
Syrup 2 lb sugar- 2 and a half cups of water . Both sheqerpare and syrup must be warm not hot. 

Sheqerpare Dibre! Me
Veze fshati e gjalp te fresket


10 te verdha vezesh
1kg gjalp i tretur
1kg miell
I perzien te verdhat me gjalpin pastaj ngadale shton miellin. E punon shume brumin se sa me shume ta punosh me e mire del embelsira. I jep formen e deshiruar dhe e pjek ne temp 145*c deri sa te marri ngjyre mjalti/floriri.
Sherbeti behet 1 mase uje - 2 masa sheqer. Hidhet i vaket mbi sheqerparen e vaket.


Fritata me kunguj

Per 4 persona:
4 kunguj te vegjel
4 veze
100gr djath te grire parmigiano
vaj ulliri per te skuqur
shume pak ereza:menta,piper,rigon,hudher.

Pergatitja:
I presim kungujt ne copa te vogla dhe i skuqim bashke me hudhren per 2 min i hedhim pak uje dhe i lejm sa te thahen. I heqim nga zjarri dhe i lejm te ftohen.Ne nje tas marim vezet i rrahim me tel kuzhine, i shtojm djathin, erezat, kungujt e ftohur dhe i perziejm mire. Marim tiganin e meparshem dhe hedhim gjithe masen e lejm te skuqet nga te dyja anet dhe ju befte mire.

Makarona me fasule

Per nje pako makarona: 
Nje qepe mesatare
5-6 luge vaj ulliri
1 kanaçe fasule te kuqe(425gr)
1kanaçe fasule te bardha (425 gr)
2-3 gjethe Borzilok te fresket
Kripe dhe piper
Djath te grire parmigiana sipas deshires.
Nderkohe qe vendosim makaronat te ziejne, ne nje tigan hedhim vajin dhe qepen e presim me fije te holla dhe e skuqim pak sa te zbutet fija. Hedhim fasulet bashk me lengun qe kan, shtojme dhe kripe piper dhe borzilokun dhe i vendosim kapakun te zieje ne zjarr te ulet. Kullojme makaronat dhe i hedhim serish ne tenxhere. Siper u shtojme fasulet i perziejme.

Wednesday, June 18, 2014

Pogace



400gr miell
1gote uji kos ose jogurt
1 got caji vaj
1 koker veze
1 lug gjelle krip
1 lug gjelle peciv / pluhur pjekes/ baking powder.
Te gjithe perbersit i perziejm dhe bejm nje brum pastaj marim nga brumi kulec dhe I shtypim si nje grop qe te bejm mbushjen( mbushjen mund ta beni me cfare te deshironi) une e bera me djath te bardh,pastaj e mbyllim me dore perseri si kulac,shihni foto.Pasi kemi mbaruar brumin i lyejm me nje te verdh veze dhe shtojm nga pak susam sipas mundesis susam te zi sepse ka nje arom te mire,pjekim ne fure te parangrohur ne 180 grad deri sa te piqen,flm.

Monday, June 16, 2014

Patlixhane te mbushura



Patlixhane te mbushura

1 kg patlixhane
400 gr mish te grire
1 qepe
majdanoz
1 lug gjelle buke te bluar
kripe e piper dhe erza te tjera sipas deshires
1 luge gjelle salce domatesh paste
pasi e pret patllixhanet si ne foto, i fut ne uje me kripe per 30 min, i than mire dhe i skuq me vaj. pastaj pregatit mishin e grire me te gjitha perbersit. e ben ne qofte te vogla rrumbullake dhe i mbush te carat. i rendit ne tepsi dhe salcen e domateve e hollon me nje gote e gjysem uje dhe ja hedh siper .. po te duash rrjeshton copa domatesh dhe specesh anave. e fut ne furre me temp 200 te mbuluar me leter alumini per 20-30 min pastaj ja heq letren per 15 min e le te skuqet. kur te jet gati e nxjerr me kujdes ne pjate

Qofte ne tenxhere.



Nje recete shume e thjeshte dhe shume e shijshme




Mish te grire 500gr (e ben si qofte me qepe kripe dhe piper) 
Dy domate,
tre speca
tre patate.
ereza (majdanoz borzilok, dill te fresketa po une skisha e perdora te thara)
siper gjalp te fresket. I hedh gjysem gote uje dhe i ve ne zjarr mesatar deri sa ta ken pi gjith ujin..

Torte krostate



300Gr miell 
120gr gjalp 
120gr sheqer 
2kokra veze 
gjysem pako pecivo/baking powder/pluhur pjekes
1koker limon i grire ne rende
Pasi e pregatis brumin me te gjithe perberesit e mesiperm,e fusi ne frigorifer per gjys ore nga brumi marr nje pjese te vogel per ta vendosur siper.
Pjesen tjetren e ftolloi dhe e fusi ne tepsi e lyej me marmalaten e deshiruar pastaj marr ate pjesen e vogel te brumit qe lash menjane e hap si pete dhe e pres sipas deshires dhe e vendos siper, pjeket ne temp 160*

Saturday, June 14, 2014

Kroketa te mbushura



4 patate te reja

100gr mish te grire

Nje qepe

Nje luge gjelle djath kackavall i grire

Gjysem gote salce kosi me koper dhe kripe

Majdanoz

Kripe

Piper

Patatet i lan mire dhe i vendos ne tenxhere te mbuluara me uje i vendos ne zjarr deri sa te zihen komplet(mund ta provosh me pirun kur te jet e zier komplet) i heq nga zjarri dhe i le te ftohen. I qeron lekuren dhe i shtyp mire me pirun ose me mjetin perkates per te shtypur patatet.

Me nje tigan hedh pak vaj dhe grin qepen. E skuq pak sa te zbutet dhe te zverdhet. Shton mishin w grire, hedh krip dhe piper. E skuq deri sa te ndryshoje ngjyre. I hedh nje filxhan kafe turke me uje. E mbulon me kapak dhe e le te zieje deri sa ta pije krejt ujin. 

Te patatet shton majdanozin e grire imet, djathin dhe kripe i perzien mire dhe i jep forme rrumbullake dhe e shtyp pak me gisht te krijohet nje grope. E vendos ne tepsi. Vepron keshtu me te gjithe purene e patates. Pastaj ne cdo grope hedh pak nga mishi me qepe.  I fut ne furre per 10 min. Siper u hedh nga nje luge kafeje me salce kosi dhe pak salce domateje. Serviren te ngrohta. 


Wednesday, June 11, 2014

Kek i thjeshte



5 koke veze
22 luge (gjelle) sheqer
22 luge qumesht
10 luge vaj
25 luge miell
1 peciv/pluhur pjekje
1 vanil-sheqer ose esence vanilje
2 luge kakao
1 cokollad per gatim ose marmallade..
Vezett i rrahim me sheqerin deri sa te trashen mir ( me mikser ) pastaj ja qesim qumshtin vajn miellin pecivon/pluhurin pjekes edhe vanilen e perziejm mire me lug .. masen e pregatitur e qesim ne tepsi ( nji pjes te vogel e ndajm anash qe tja shtojm kakaon ) pastaj kete pjesen me kakao e qesim permbi duke e leshuar si vija vija ..piqet ne 180 grad .... Ne fund e lyejm me cokolladen e shkrire ose marmalladen edhe kokos sipas deshires...

Birjan me pule



Nje pule e prere ne 8cope
500 gr oriz
kripe
lisna(erza qe i perdorim ne Diber ne mungese mund te perdoret rigoni)


Ziejme ne fillim pulen. Nderkohe skuqim nje qepe te grire holle sa te zverdhet e me pas skuqim shume pak orizin. E hedhim ne nje tave te thelle bashke me pulen. E rregullojme me lengun e pules ne raportin 1mase oriz 3 leng mishi (ne rastin tone 1500ml) dhe me ereza sipas deshires. E fusim ne furre rreth 50 min. Del shume e shijshme.

Supe me perime




Supe me perime.

Per 7-8 racione

4 patate te vogla
Dy kunguj
3karrota
Dy qepe
Makarona supe nje dore.

Patatet dhe kungujt i qerojme dhe i ndajme ne kubik, karroten dhe qepen i grijme imet, i ziejme per 45 min pastaj hedhim nje dore makarona supe. I tresim 3 luge gjelle gjalp ne tigan dhe e hedhim siper. Ne fund nje veze e perzien me nje filxhan kafe turke qumesht dhe e hedh te supa duke e perzier mire qe mos mpikset.

Musaka me kos



MUSAKA ME KOS

PERBERESIT:

450 gr mish i grir
3 qep mesatare
50 gr domate
3 lug vaj
krip,piper
majdanos
nje vez
2 gota uje kos
djath kackavall sipas deshires
6 patellxhan
hudhra

PERGATITJA:
pjekim patellxhanet ne nje tigane.ne nje tigan tjter skuqim mishin e grir per 5 minuta,me pas shtojm qepet hudheren edhe i skuqim edhe per 5 minuta te tjera.me pas shtojm domate e grira krip dhe piper,dhe i lem te zjejn per 20 minuta.
marim nje tav dhe shtrojm gjysmen e patellxhaneve,dhemi kimen e pergatitur me mish,dhe mbuloheni ne nje pjes tjter te patellxhaneve.
Rrahim vezen ,dhe e bashkojm me kosin,hethim krip piper,dhe masen e hethim mbi patellxhan.i hedhim edhe djathin kackavall sa e mbulojm siper.
Piqet ne temp 180 grad rreth 5 minuta

Sunday, June 8, 2014

Gliko arre



Per cdo 50 kokrra arra
1 liter e gjysem uje 
2 kg sheqer. 
karafil 
kanelle.
1 kokerr limon(leng limoni)Ne nje gote uje

Pergatitja e lengut te gelqeres.
Marrim 3 luge gjelle me gelqere dhe e tresim ne uje deri sa te shkrije.
Mbasi eshte tretur mire gelqerja e marrim dhe e hedhim ne nje kullese te imet.
Kullesa vendoset ne nje ene ku te derdhet uji i gelqeres.
Arrat e qeruara I veme ne nje ene me uje,per 8- te dite rresht ja ndryshon ujin cdo dite.
pas 8 ditesh hedhim arrat e qerruara ne lengun e gelqeres per 2 ore. Mbas dy oresh i shplajme.
I lajme arrat dhe i shpojme me pirun i hedhim ne tenxhere .Do ti ziejme shume here duka nderuar ujin.
E perserisim kete proces derisa arrat te zbuten.
Mbasi jane zbutur arrat i marrim dhe I hedhim ne kullese te kullojne.
Hedhim sheqerin me ujin ne enen qe do bejme glikon.
Mbasi ka zjerre sherbeti hedhim arrat e zbutura dhe I perziejme sa te marrin te gjitha arrat sherbeti. Hedhim lengun e limonit ku e kemi holluar ne nje gote me uje.
Ndersa trashet lengu fusim brenda karafilin dhe drurin e kanelles te mbeshtjelle me nje nape te paster
Pasi marrin nje vale ,e heqim napen nga tenxherja.
Hedhim limontoz 5 minuta para se te mbaroje zjerja duke llogaritur 3gr limontoz per 1 kg gliko.

Burani me spinaq.



1 kg spinaq i lare dhe pastruar
 1 filxhan kafeje oriz
 vaj ulliri  4-5 lugë gjelle, 
 1 kokërr qepe mesatare, 
 1 lugë gjelle salce domatesh, 
100 gr mish tul i prere ne kubik te vegjel
kripë, 
piper, 
kopër.

 Skuqim mishin me pak vaj dhe pastaj hedhim qepen e prere  Jo shume imet.  I skuqim dhe pak bashk sa te zverdhet qepa, shtojme orizin e lare dhe e kavardisim per 5 min, shtojme dhe salcen e domateve, kripen dhe piperin dhe i hedhim dy gota me uje, pasi bie ne vale e ulim flaken. Nderkohe spinaqi përvëlohet në ujë të vluar me kripë për 1-2 min, ne nje tepsi i perziejme spinaqin  gjellen me oriz qe kemi ne tenxhere vecan,  shtojme dhe nje gote uji i fusim ne furre per 10 min ne temp 200*c  sipas deshires mund ti hedhesh dhe veze siper. Une ne kete rast nje veze e rraha mire ne nje tas dhe ja hodha siper, mund ti hedhesh edhe sipas numrit te personave (4-5) e fusim serish ne furre sa te mpikset veza. Para servijesmund ti hidhet kopër ose nenexhik te fresket. 

Tuesday, June 3, 2014

Torte.



5 kokra veze
1 gote uji vaj
1 gote qumesht
18 lug sheqer
12 lug miell
Gjys pako kakao
1 pecivo
200 gr cokollat
Fillojm me vezet dhe sheqerin i rahim me mikser shtojm qumshtin,vajin,dhe perseri miksojm pastaj ma shtojm miellin,peciven e perseri perziejm dhe ne fund kakaon dhe pastaj e fusim ne tepsi te lyer pak me vaj dhe pjekim ne fure te parangrohur ne 180 grad pas pjekjes ja hedhim cokollaten e shkrire ..Per dekor recel luleshtrydhje.

Koranik me pule



4 cope mish pule
1filxhan kafe turke me miell misri
5-6 thelbinj hudher 
5-6 luge vaj ulliri ose gjalp
Kripe dhe piper te zi
Mishin e vendosim te zieje duke e mbuluar me uje dhe hedhim kripe. 40min
Ne nje tigan pjekim miellin me yndyre. Pasi te ket marre ngjyre te florinjt hedhim hudhrat e grira i pjekim pak me miell dhe lengun e pules e hedhim duke e perziere mire qe te mos krijohen kokrriza. Masen e krijuar e hedhim ne tepsi siper rrjeshtojme mishin e pules dhe e fusim ne furren e parangrohur ne temp 200*c tabs eshte gati kur mishi te ket marre nje kore te kuqe.