Sunday, June 8, 2014

Burani me spinaq.



1 kg spinaq i lare dhe pastruar
 1 filxhan kafeje oriz
 vaj ulliri  4-5 lugë gjelle, 
 1 kokërr qepe mesatare, 
 1 lugë gjelle salce domatesh, 
100 gr mish tul i prere ne kubik te vegjel
kripë, 
piper, 
kopër.

 Skuqim mishin me pak vaj dhe pastaj hedhim qepen e prere  Jo shume imet.  I skuqim dhe pak bashk sa te zverdhet qepa, shtojme orizin e lare dhe e kavardisim per 5 min, shtojme dhe salcen e domateve, kripen dhe piperin dhe i hedhim dy gota me uje, pasi bie ne vale e ulim flaken. Nderkohe spinaqi përvëlohet në ujë të vluar me kripë për 1-2 min, ne nje tepsi i perziejme spinaqin  gjellen me oriz qe kemi ne tenxhere vecan,  shtojme dhe nje gote uji i fusim ne furre per 10 min ne temp 200*c  sipas deshires mund ti hedhesh dhe veze siper. Une ne kete rast nje veze e rraha mire ne nje tas dhe ja hodha siper, mund ti hedhesh edhe sipas numrit te personave (4-5) e fusim serish ne furre sa te mpikset veza. Para servijesmund ti hidhet kopër ose nenexhik te fresket. 

No comments:

Post a Comment