Sunday, June 8, 2014

Gliko arre



Per cdo 50 kokrra arra
1 liter e gjysem uje 
2 kg sheqer. 
karafil 
kanelle.
1 kokerr limon(leng limoni)Ne nje gote uje

Pergatitja e lengut te gelqeres.
Marrim 3 luge gjelle me gelqere dhe e tresim ne uje deri sa te shkrije.
Mbasi eshte tretur mire gelqerja e marrim dhe e hedhim ne nje kullese te imet.
Kullesa vendoset ne nje ene ku te derdhet uji i gelqeres.
Arrat e qeruara I veme ne nje ene me uje,per 8- te dite rresht ja ndryshon ujin cdo dite.
pas 8 ditesh hedhim arrat e qerruara ne lengun e gelqeres per 2 ore. Mbas dy oresh i shplajme.
I lajme arrat dhe i shpojme me pirun i hedhim ne tenxhere .Do ti ziejme shume here duka nderuar ujin.
E perserisim kete proces derisa arrat te zbuten.
Mbasi jane zbutur arrat i marrim dhe I hedhim ne kullese te kullojne.
Hedhim sheqerin me ujin ne enen qe do bejme glikon.
Mbasi ka zjerre sherbeti hedhim arrat e zbutura dhe I perziejme sa te marrin te gjitha arrat sherbeti. Hedhim lengun e limonit ku e kemi holluar ne nje gote me uje.
Ndersa trashet lengu fusim brenda karafilin dhe drurin e kanelles te mbeshtjelle me nje nape te paster
Pasi marrin nje vale ,e heqim napen nga tenxherja.
Hedhim limontoz 5 minuta para se te mbaroje zjerja duke llogaritur 3gr limontoz per 1 kg gliko.

No comments:

Post a Comment