Saturday, June 14, 2014

Kroketa te mbushura



4 patate te reja

100gr mish te grire

Nje qepe

Nje luge gjelle djath kackavall i grire

Gjysem gote salce kosi me koper dhe kripe

Majdanoz

Kripe

Piper

Patatet i lan mire dhe i vendos ne tenxhere te mbuluara me uje i vendos ne zjarr deri sa te zihen komplet(mund ta provosh me pirun kur te jet e zier komplet) i heq nga zjarri dhe i le te ftohen. I qeron lekuren dhe i shtyp mire me pirun ose me mjetin perkates per te shtypur patatet.

Me nje tigan hedh pak vaj dhe grin qepen. E skuq pak sa te zbutet dhe te zverdhet. Shton mishin w grire, hedh krip dhe piper. E skuq deri sa te ndryshoje ngjyre. I hedh nje filxhan kafe turke me uje. E mbulon me kapak dhe e le te zieje deri sa ta pije krejt ujin. 

Te patatet shton majdanozin e grire imet, djathin dhe kripe i perzien mire dhe i jep forme rrumbullake dhe e shtyp pak me gisht te krijohet nje grope. E vendos ne tepsi. Vepron keshtu me te gjithe purene e patates. Pastaj ne cdo grope hedh pak nga mishi me qepe.  I fut ne furre per 10 min. Siper u hedh nga nje luge kafeje me salce kosi dhe pak salce domateje. Serviren te ngrohta. 


No comments:

Post a Comment