Tuesday, May 3, 2016

Patlixhane te mbushura




6 cope patlixhane te zeza
4-5 speca (jeshile Dhe te kuqe)
2 qepe te medhaja
5-6 domate te pjekura mire 
4-5 thelbinj hudher
Kripe e piper 

Patlixhanet I ndava dysh Dhe ua hoqa pjesen e brendeshme. I sperkata Pak me vaj Dhe kripe Dhe I rrjeshtova në tepsi Dhe I futa ne furre me temp 150*C per 20 min ose Sa te zbuten pakez. Nderkohe në Nje tigan te madh grijme qepet Dhe I Skuqim me vaj. Shtojme specat e prera be cope te vogla Dhe I kavardisim mire Deri Sa TE skuqen. Shtojme TE brendshmet e patlixhaneve te prera në copa te vogla. I skuqim Edhe Pak. Shtojme domatet e qeruara Dhe te prera Dhe në fund hudher e kripe. Patlixhanet Qe I pjekem Pak në furre I mbushim me kete gjelle. Siper u hedhim 2 gota uje Dhe I vendosim serish në furre Sa te pjeken Pak siper.
P.S. Zakonisht I bej me mish Po sot harrova  tja hedh mishin. Doli Shume e mire Gjithsesi.

Sunday, April 17, 2016

Kek jeshil (me spinaq)

Kek jeshil 😍😍





3 veze
1 gote e Gjysem miell
1 luge baking powder/pecive
1 luge sode buke
3 gjethe spinaqi
3-4 luge uje
100 gr vaj
180 gr sheqer
Vanilje
Lekuren e Nje limoni
Pjesa kafe
2 luge kakao
1 veze
Pak baking powder
Miell sa TE behet brum keku
Cokollate TE shkrire siper

Marrim Nje tas Dhe perziejme sheqerin me vezet me mikser per 5 min.  Spinaqin  bashk me uje e grijme me robot  e perziejme Edhe vajin aty. Pastaj e shtojme TE vezet. Shtojme lekuren e Nje limoni TE grire Dhe Vanilje, Ne Nje tas perziejme miellin, soden Dhe baking powder,  brumin e krijuar e vendosim në taven e lyer me gjalp Dhe Pak miell. Nderkohe perziejme sebashku produktet e pjeses kafe. Brumin e perfituar e shtojme në mes TE brumit jeshil. E pjekim në furren e parangrohur me temp 180 per 40-45 min.


Monday, April 4, 2016

Kadingjibek



5 veze 
1 kg miell I ferkojme bashke Deri sa te behet kokrriza. Nderkohe ne Nje tenxhere vendosim:
1/2 sheqer
1 L qumesht
500 gr gjalp
I vendosim te bien ne vale. Pasi Ka zier ne tenxhere hedhim miellin me veze. E perziejme mire mbi zjarr mesatar. Pastaj me garuzhde e vendosim ne tepsi. Piqet me temp 180*C  
Sherbeti:
1 liter uje
2 kg sheqer
Embelsira Dhe sherbeti Duhet te jene  te nxehta 

Friday, March 11, 2016

Buke shtepie



1 kg miell, 
1 kokerr veze, 
uje te vaket , (Sipas nevojes)
Maja buke/kvasac/tharm/yeast, pak vaj 
1 luge gjelle krip

Vezen, majan/kvasac/yeast Dhe Pak uje TE vaket  i hedhim me nje ene plastike  i rrahim me tel kuzhine deri te tretet maja e bukes dhe veza pastaj fillojm me miellin duke ja hedh deri te behet nje brum normal buke,(Nese duhet shtojme edhe Pak uje) i mbulojm me nje qese dhe i lem deri te vije brumi nuk eshte koha e caktuar me nje ambient   te ngroht, dhe pasi qe te vije brumi mjaftueshem e ndajme  ne toptha te vegjel i vendosim ne tepsi te  lyer me margarin dhe i lëm qe te vien prap dhe ne fund para se ti vendosim per pjekje i lyejm me veze dhe i hedhim nga  keto lloje farash siç jan ne foto .

Saturday, December 12, 2015

Sallate me kalé Dhe quinoa (kinoa)


Sallate me kinoa(quinoa) Dhe kalé! 

Fillimisht pregatisim quinoa:

Në Nje tenxhere hedhim dy gota uje, pasi uji bie në vale shtojme Nje gote me quinoa Qe e kemi shperlare mire me uje Te ftohte. E lejme Te zihet per 15 min në zjarr mesatar. Pastaj e  heqim Nga zjarri Dhe e lejme menjane ashtu në tenxhere me kapak. Pas 15 min e perziejme mire me pirun.  E lejme Te ftohet. 

Per sallaten: 
Marrim 4 gota me kalé Te pastruar Nga kercejte Dhe Te grire imet.  E vendosim në Nje tas Te madh. Shtojme gjysem spece Te kuqe Te prere imet. Shtojme Tre luge caji fara luledielli,  une shtova portokall Te qeruar. Gjithashtu Dhe quinoan e ftohur. 
Në Nje tas Te Vogel perziejme: lengun e gjysem limoni, 2-3 luge vaj ulliri , Nje luge caji mjalt, Dhe kripe. I perziejme mire me pirun Qe Te shkrihet kripa. Dhe ja hedhim sallates Siper. E perziejme mire.

Kjo sallate eshte Shume e shendetshme gjithashtu mund Te pregatitet dy dite perpara Dhe Te mbahet be frigorifer.

Sunday, December 6, 2015

Kaproll ne furre.



Sot e pregatita mishin e kaprollit.. 

Si fillim e lash per 5 ore ne uje Te ftohte me kripe dhe 4-5 luge uthull. Pastaj e shperlava mire dhe e vendosa Te zieje në uje me kripe në Nje tenxhere Te madhe. Pas 40 min e hoqa dhe e vendosa në tepsi, e preva në disa vende dhe I futa Nga Pak hudher dhe piper Te zi. Siper I hodha rozmari, kripe Dhe Pak vaj ulliri. Anash mishit shtrova patate karrota dhe qepe Te prera. Sigurisht me ereza. E mbylla mire tepsine me leter alumini dhe e futa në furre per 2 ore me temp 150*C

Saturday, December 5, 2015

Funnel cake!



Per 10-12 cope:

1 filxhan caji miell
1 luge gjelle pluhur pjekes
2 luge caji sheqer( une perdora sheqer kafe)
Pak kripe
2 veze
1 filxhan qumesht jo plot
Sheqer puder

Perzihen fillimisht mielli, sheqeri pluhuri pjekes dhe kripa në nje ene Pastaj shtojme perberesit e tjere duke I perzier mire me mikser Ose pirun. Brumi Qe perfitohet eshte Pak I holle. Une nuk kisha shishe plastike Nga ato me maje ndaj e hodha brumin ne Nje qese(ziplock bag) e preva Pak fare në qosh dhe e hodha në tigan me vaj Te nxehte  në formen e rrjetes Se merimanges Duke filluar Nga mesi .. Pasi u poq lehte Nga njera ane e kthen Nga ana tjeter dhe Kur eshte gati e vendos mbi leter kuzhine. Siper e sperkat me sheqer pluhur Ose sipas deshires me cokollat, reçel Apo akullore.

Wednesday, December 2, 2015

Bread sticks, buke e shpejte


Buke Te shpejta! (Bread sticks) 

4 filxhan caji miell,
1 luge gjelleplot maja/ kfasac/yeast/lievito
1 luge caji sheqer
1 luge caji kripe
Pak vaj Ose gjalp Te shkrire(2-3 luge gjelle)
Uje Te ngrohte Sa Te nevojitet. 

Si fillim majane e hedhim ne nje gote Gjysem Te mbushur me uje Te ngrohte dhe shtojme sheqerin. E lejme 7-8 min Sa Te aktivizohet majaja/kfasaca. Pastaj  ne Nje tas bashkojme Te gjithe produktet e tjera dhe perfitojme Nje brum Te bute. E ngjeshim per 5-10 min. Pastaj e hapim ne Nje pete Te trashe. E presim  ne pjese Nga 2 cm Te gjera, gjatesine sipas deshires. I rrjeshtojme ne Nje tepsi Te lyer me Pak vaj dhe e fusim direkt ne furre Pastaj e ndezim furren ne temp 170*C/350*F  Pasi piqet mire. Ne Nje tas Te Vogel perziejme 2-3 luge gjalp Te shkrire Pak hudher pluhur dhe Pak rigon dhe me Nje furce I lyejme buket Siper. Sipas deshires mund Ti sperkatni Siper me Djath Parmesan Te grire.

Embelsire

Nazli fatme 
4 kokrra vez vetëm të verdhat 
Edhe 1 komplet 
Pra 5 kokrra vez shtepiake 
620gr gjalp 
Gjysem kilogram miell 

-Marrim miellin fusim gjalpin 
Gjlapi duhet të jet në temepratur dhome jo i tretur, I perziem bashk Mir e mir pastaj JA fusim vezet e keshtu formojm një topke brumi. Pastaj e marrim brumin e fusim në një pako plastike dhe e fusim në frigorifer të qendroj aty per një orë.
Un e zura në mbremje dhe e pregatita ne mengjes.
E nxjerr brumin i formon në topka të vogla madhesija sa një gjysem veze!
I radhit në tepsi edhe prap I fut në frigorifer 
Merr një topke dhe e hap me nisheste ( corn starch) në një rrotull gati 23 cm 
I kthejm të 4 anet në form katrori në mes i shtim arra dhe I bashkojm të 4 skajet 
Pjekjen në 400 0F deri sa të marrin ngjyr karamele.
Sherbetin 
2 gota me sheqer 1e 1/2 got me uj
Me filxhan sperkati çdo copke sherbeti të jet jo shum I nxet kurse copkat të jen të ftofura.
Ju beft mir 😍

Wednesday, November 11, 2015

Kek me kungull


 Nje kek Shume I shijshem 

Kek me kungull. 

3 veze
2 filxhane caji miell 
1 filxhan caji kungull I grire
1 filxhan caji vaj(ulliri) 
1 luge caji baking power/ pecive/ pluhur pjekes 
2 luge caji kanelle e bluar
1 filxhan caji arra Te grira 
1 filxhan caji e gjysem sheqer 
Lekuren e grire Te Nje portokalli. 

Perziejme ne Nje tas miellin me kanellen dhe pluhurin pjekes. E leme menjane. Me mikser ne Nje tas tjeter perziejme Te gjithe perberesit e tjere. Dhe shtojme avash avash miellin dhe Pasi behet brumi e vendosim ne tepsine Qe do e pjekim. E fusim ne furren e parangrohur me temp 175*C per 40 min. 

Kremi Siper: 

50gr Philadelphia cheese dhe 50 gr sheqer puder dhe 1 filxhan kafe turke salce karamelje I perziejme bashke. Pasi keku ftohet mire e Lyejme me krem.