Saturday, November 3, 2018

Revani

Revani e thjeshte dhe e shijshme

Se pari e ziejme sherbetin:
3 gota sheqer me 3 gota uje dhe leng limoni.
Brumi:
3 veze I perzien  mire me 1 filxhan kafeje turke sheqer. Mases me pas I shton nje nga nje 1 gote uji kos/jogurt, 1 gote uji vaj, 1 pluhur pjekjeje, 1 vanilje dhe levoren e grire ne rende te nje portokalli. I perzien mire te gjitha. Me pas mases I shton 3 luge supe miell dhe 1 gote uji grize/ermik/semolina. Piqet ne furren e parangrohur ne 175 grade. Kur e heqim nga furra e presim ne format qe deshirojme dhe ia hedhim siper sherbetin e vaket !


Thursday, November 1, 2018

Torte me cokollate

Torte me çokollate ❤️

 

Pjesa e pare:

70gr sheqer kafe
70 gr kafe (Nescafé)
1 luge gjelle gjalp
100 gr kakao
1 luge çaji vanilje.
I perziejme bashk Ne nje tenxhere dhe i vendosim ne zjarr te ulet per 5 min dhe e lejme menjane te ftohet.

Pjesa e dyte:
100gr sheqer te bardhe
100 gr sheqer kafe
Gjysem gote kafe e ftohte (Nescafé)
2 veze ne temperature dhome
113 gr gjalp ne temperature dhome (i bute )
1 luge caji vanilje
225 gr miell
1 luge caji sode buke
Gjysem luge caji pluhur pjekes/ baking powder.

Miellin e situr sebashku me soden dhe pluhur in pjekes I hedh ne nje tas. Aty shton vezet gjalpin, kafene sheqerin e bardh dhe ate kafe. I perziejme me mikser dhe avash avash shtojme perberesit e pjeses se pare qe duhet te jen pak me Te vakëta. Brumin nuk duhet ta perziejme shume mjaftueshem sa te jete i njetrajtshem. (Dmth te kete te njejten ngjyre e gjithe perberja) e shtrin ne nje tepsi te lyer me pare me yndyre ose vendos leter pjekje, para se ta fusesh ne furre tepsin e perplas 3 here mbi tavoline. ( jo magji por te plasin flluskat e ajrit qe ka brumi)dhe e pjek me temp 175*C/350*F per 20-25 min. E provon me nje krurese dhembesh para se Ta heqesh. Duhet te del e paster me pak therime keku. E le te ftohet.

Kremi:
100 gr kakao
100 gr gjalp ne temperature dhome
400 gr sheqer puder
Vanilje
4-5 luge gjelle pana/ heavy whipping cream.

Eshte shume e rendesishme sheqeri dhe kakaoja Te kalohen ne site.
Gjalpin e perzien me mikser sa te zbardhet pastaj hedh sheqerin e perzier me kakao pjese pjese si dhe nga po pana. (I alternon pak sheqer pak pana) pasi jan perzier mire per afersisht 7-10 min hedh dhe vaniljen dhe me kremin e fituar lyen kekun e ftohur komplet. Zbukurimin e ben si Te duash. Mund ta lyesh vetem siper, mund Ta ndash ne dy pjese e lyen me mes me krem dhe siper e zbukuron me ganaçe Sipas deshires.

Friday, May 18, 2018

Krostate me cokollate


Krostate me Nutella per te gjithe adhuruesit e çokollates ☺️☺️☺️

150 gr gjalp
200gr miell
100gr sheqer
3 veze (dy te verdha nje e plote)
Pak baking powder/ pluhur pjekes/ pecive
Gjalpi duhet te jete i ftohte dhe i prere ne kubike. marrim gjalpin miellin sheqerin dhe pluhurin pjekes i perziejme mire me pirun ose nese keni mikser edhe me mire. pastaj shtojme vezet dhe nese duhet dy luge uje te ftohte. pasi te mblidhet si brum e vendosim per 30 min ne frigorifer. . Pastaj e hapim nje Pete te trashe. Dhe e vendosim në tepsine e pyer me pare me pak yndyre. e ngjesim mire dhe siper vendosim nje grusht fasule (per te mos lejuar peten te ngrihet) Piqet në temp 170 sa te marri ngjyre te arte. Pas pjekjes i heqim fasulet dhe e lejme te ftohet.

per kremin:

250 gr nutella
2 gota hopla/pana/heavy cream
pak kripe
2 luge niseshte
Marrim nje gote pana/hopla dhe tresim ne te niseshten, pastaj e fusim ne nje tenxhere bashk me nutellen, pjesen tjeter te panes dhe kripen, i perziejme mire e mire deri sa te bie ne vale dhe te trashet masa (ne zjarr mesatar) pasi trashet e hedhim te peta e pjekur. siper e zbukurojme sipas deshires. Une kam perdorur lajthi te pjekura te grira dhe bajame. vendoset ne frigorifer per 3 ore.

 

Donuts


 Donuts:

2 gota qumesht te vaket
100 gr sheqer
4 veze (2 te plota 2 vetem te verdhat
2 luge gjelle maja
1 gote e gjysem uje te ngrohte
100 gr gjalp i zbutur
Vanilje
Pak kripe
6 gota miell

Pasi t'i perziejme te gjithe perberesit shtohet miell deri sa te formohet brum i bute Po qe nuk ngjit ne duar, e ngjesh me duar per 10 min ose 5 min ne makine. E le te pushoje perafersisht 2 ore qe te dyfishon vellimin pastaj e ngjesh mire dhe e hap nje pete te madhe gjysem cm te trashe. E presim ne formen qe duam ne rastin tim me nje gote te madhe dhe ne mes e preva me nje kapak shishje( me mjete rrethanore😂😂) I vendosim Ne nje siperfaqe te lyer me miell dhe I mbulojme me nje pecete te paster. Pas 20 min vendosim nje tigan ne zjarr dhe I pjekim nga 4 cope. Mos e mbushni shume sepse bie temperatura e vajit. Pasi jan skuqur te gjitha I lyen sipas deshires me sheqer pluhur apo ne çokollate te shkrire.

Topkat e vogla jan pjesa qe e preva ne mes te donut. Ktej nga USA quhen munchkins

Lllangeja/krepa te kripura/ savory crepes

U be kohe qe skam postuar ne blog, jo se nuk kam gatuar oh jooo une gatuaj cdo dite ndonjehere 3 here ne dite sic gatuajne shume nena shqiptare. Meqe eshte dhe muaji i shenjte i Ramazanit mbrem pregatita krema te kripura apo sic i  quajme ne dibranet llallangeja.





Llallangëja!! (Ose krepa te kripura)

5 kokrra veze i raha mire dhe dhe i futa tre gota uje te ngrohte shtova nje gote qumesht dhe kripe po miellin nuk e mata ne pergjithsi i mas gjerat me sy afersisht 500-600gr e perziejme mire qe mos krijohen kokrriza nga mielli, duhet te behet nje mase sa te lyhet per gishti. Marrim tiganin nga ato qe nuk ngjisin e nxehim ne flake me nje furce kuzhine e lyejme pak me gjalp, pasi te jet nxehur mire atehere marrim nje filxhan kafeje turke dhe hedhim nga brumi i holle duke pasur parasysh ta rrotullojme mire qe te shkoje nga gjitha anet, pasi te piqet nga njera ane (dallohet se anet e petes fillojne shkeputen nga tigani ) e kthejme nga ana tjeter, her pas here duke i pjekur ne tigan ,mu desh te shtoj nga pak uje se ntrashej masa, mora llallangejat nje nga nje u futa djath te bardhe te grire dhe i sperkata me gjalp te tretur dhe i rrjeshtova ne tepsi pastaj i futa ne furre per 10-15 min sa te marrin pak ngjyre siper .. mbushjen e ben me cfare te duash behen shume te mira dhe me arra te grira.



Wednesday, June 14, 2017

Revani

10 kokrra veze
1 gote uji mesatare sheqer
1 gote uji mesatare qumesht 1gote vaj
1 gote e Gjysem miell
1 gote ermenik/ semolina 

1luge caji sode buke

Per sherbetin
1.5 kg sheqer
1 liter gr uje

Perzije mire vezet me sheqerin (mundesisht me rrahes elektrik) pastaj hidh qumeshtin dhe vajin vazhdohet perzierja. Ne fund hedhim miellin e perzier me sode buke. E pjekim ne furren e parangrohur 180*c sherbeti hidhet i nxehte dhe revania e nxehte.

Sunday, October 16, 2016

Embelsire me krem




Embelsire 

 Pregatitja:
4 veze
4 filxhana kafe turke miell
3 filxhana kafe turke sheqer
2 filxhana kafe turke qumesht
1 pako pluhur pjekes/ pecive/ baking powder
Vanilje

Me mikser rrahim vezet me sheqerin, shtojme qumeshtin, Dhe në fund miellin e perzier me pluhur pjekes Dhe vanilje. Piqet në temp 170*C pa e hapur deren e furres per 30 min
Sherbeti

2 gota uji me sheqer I vendosim në tenxhere Dhe e shkrijme sheqerin (karamelizohet) siper I hedhim me kujdes 4 gota uje TE nxehte Dhe e perziejme mire Sa TE shkrihet sheqeri. Kekun e pjekur Dhe TE ftohur e ndajme në dy pjese Dhe TE dyja pjesen I zbusim me sherbet.

Kremi

3 gota qumesht I perziejme me 5 luge sheqer Dhe 3 luge miell. E mbajme në zjarr Mesatar Duke e perzier Deri Sa TE trashet masa. E heqim Nga zjarri Dhe I shtojme 4 luge kokos TE grire Dhe vanilje. Kremin e ftohur e shtrijme TE njera pjese e kekut Pastaj me kujdes vendosim pjesen siper.
Embelsira vendoset në frigorifer per 4-5 ore para servirjes

Monday, September 19, 2016

Sultiash / rice pudding




Sultiash (per 14 racione) 

2 litra qumesht
 1 filxhan caji e gjysem oriz Te thyer.
2 filxhan sheqer(me Shume Ose me Pak sipas deshires.)
Pak kripe.

Orizin e lajme dhe e kullojme Pastaj e fusim ne tenxhere bashke me qumeshtin. Pasi bie ne vale e ulim flaken ne minimum dhe e lejme Te zieje ngadale per 1 ore. I hedhim sheqerin dhe kripen Pastaj e lejme Te zieje per 1 ore tjeter ashtu me flake Te ulet. Pastaj e ndajme neper tasa. Mua me dolen 14 racione Por Sigurisht varet Nga madhesia e tasave. 
Lihen Te ftohen pastaj mbulohen me leter alumini apo me plasmas dhe ruhet ne frigorifer. Para servirjes mund ti hidhni Pak kanelle Te bluar.

Sunday, September 4, 2016

Kek magjik

 

*Receta*
*500 ml qumesht TE vaket , 
*4 veze, (në temperature ambienti)
*140 gr sheqer, 
*120gr  gjalp I shkrire (sa TE kthehet në gjendje TE lengezuar, 
*110gr  miell, 
* Esence vanilje 
- Ngrohim qumeshtin me vanilje . Ndajme te verdhat nga te bardhat e vezeve. Te bardhat i rrahim sa TE behen shkume e qendrueshme pastaj I vendosim në Nje ene vecan,   rrahim te verdhat me sheqerin deri sa te zbardhen, shtojme gjalpin e shkrire  (jo te ngrohte) ne fund miellin. I perziejme mire dhe shtojme qumeshtin (behet Nje brum Shume I holle sikurse per krepa) , ne fund  shtojme TE bardhat  pjese pjese Duke I perzier  me kujdes. E fusim ne tepsi 26cm diametri,(8x8 inches)  150 grade per 40-45  min. Pasi Eshte pjekur atehere e nxjerrim Nga furra Dhe e lejme TE ftohet komplet para servirjes. 

Saturday, July 9, 2016

Chocolate cake

Super kek me çokollate

1 gote e gjysem miell
1 gote sheqer
2kokrra veze
5 luge gjelle plot me kakao
Gjysem gote vaj
Pak kripe
1sheqer vanilje
1luge gjelle uthull te bardhe
1 luge caji sode buke
1 luge gjelle kafe Nescafe te tretur ne nje gote uje te ftohte
1 cokollate te coptuar ne copa te vogla
 
Ne fillim bashkojme miellin me kakao,sode buke kripe dhe sheqer i perziejme mire pastaj shtojme te gjithe perberesit e tjere, brumin e fusim ne tepsine e duhur qe eshte lyer me pare me vaj dhe e pjek ne furre 175*c rreth 30-40 min.
Shurupi i cokollates:
 1 cokollate 
1gote pana/heavy cream/ hopla
I vendosim ne nje tenxhere dhe ne flake te ulet i perziejme deri sa te shkrihet komplet cokollata. Shurupin e perfituar ja hedhim siper kekut .

Thursday, June 30, 2016

Role me çokollate

  •  100 gr. Miell 
  • 4 veze
  • 200 gr. Sheqer
  •  2 luge gjelle vaj ulliri
  •  4 gr. Baking powder/ pecive/ pluhur pjekes 
  • 50 gr kakao
  • Pak kripe
  • 300 gr. Luleshtrydhe te prera 
  • 250 gr. Pana/hopla/heavy cream 
  • 50gr qumesht
  • Sheqer puder 
  • Rrihen TE bardhat e vezeve me Pak sheqer Deri Sa TE behet shkume e qendrueshme. Ndersa TE verdhat e vezes  rrihen vecan me sheqerin e mbetur. Shtojme miellin e perzier me kakao Dhe pluhur pjekes Dhe Pak kripe, I perziejme mire Dhe shtojme qumeshtin Dhe vajin. Pasi I kemi perzier serish I bashkojme me TE bardhat e vezeve Dhe I perziejme me kujdes. Brumin e pregatitur e hedhim në tepsi Qe Eshte mbuluar me pare me leter kuzhine. E pjekim per 15 min. Pastaj e nxjerrim Nga furra Dhe direkt e kthejme në Nje pecete Qe e kemi luhet me sheqer pluhur. E rrotullojme me kujdes Dhe e lejme TE ftohet. Pasi Eshte ftohur plotesisht e hapim Dhe e Lyejme me panen e rrahur me gjysem gote sheqer. Luleshtrydhet e prera I hedhim siper Dhe e rrotullojme serish. E ruajme në frigorifer Deri në 2 dite. 

Tuesday, May 3, 2016

Patlixhane te mbushura




6 cope patlixhane te zeza
4-5 speca (jeshile Dhe te kuqe)
2 qepe te medhaja
5-6 domate te pjekura mire 
4-5 thelbinj hudher
Kripe e piper 

Patlixhanet I ndava dysh Dhe ua hoqa pjesen e brendeshme. I sperkata Pak me vaj Dhe kripe Dhe I rrjeshtova në tepsi Dhe I futa ne furre me temp 150*C per 20 min ose Sa te zbuten pakez. Nderkohe në Nje tigan te madh grijme qepet Dhe I Skuqim me vaj. Shtojme specat e prera be cope te vogla Dhe I kavardisim mire Deri Sa TE skuqen. Shtojme TE brendshmet e patlixhaneve te prera në copa te vogla. I skuqim Edhe Pak. Shtojme domatet e qeruara Dhe te prera Dhe në fund hudher e kripe. Patlixhanet Qe I pjekem Pak në furre I mbushim me kete gjelle. Siper u hedhim 2 gota uje Dhe I vendosim serish në furre Sa te pjeken Pak siper.
P.S. Zakonisht I bej me mish Po sot harrova  tja hedh mishin. Doli Shume e mire Gjithsesi.

Sunday, April 17, 2016

Kek jeshil (me spinaq)

Kek jeshil 😍😍





3 veze
1 gote e Gjysem miell
1 luge baking powder/pecive
1 luge sode buke
3 gjethe spinaqi
3-4 luge uje
100 gr vaj
180 gr sheqer
Vanilje
Lekuren e Nje limoni
Pjesa kafe
2 luge kakao
1 veze
Pak baking powder
Miell sa TE behet brum keku
Cokollate TE shkrire siper

Marrim Nje tas Dhe perziejme sheqerin me vezet me mikser per 5 min.  Spinaqin  bashk me uje e grijme me robot  e perziejme Edhe vajin aty. Pastaj e shtojme TE vezet. Shtojme lekuren e Nje limoni TE grire Dhe Vanilje, Ne Nje tas perziejme miellin, soden Dhe baking powder,  brumin e krijuar e vendosim në taven e lyer me gjalp Dhe Pak miell. Nderkohe perziejme sebashku produktet e pjeses kafe. Brumin e perfituar e shtojme në mes TE brumit jeshil. E pjekim në furren e parangrohur me temp 180 per 40-45 min.


Monday, April 4, 2016

Kadingjibek



5 veze 
1 kg miell I ferkojme bashke Deri sa te behet kokrriza. Nderkohe ne Nje tenxhere vendosim:
1/2 sheqer
1 L qumesht
500 gr gjalp
I vendosim te bien ne vale. Pasi Ka zier ne tenxhere hedhim miellin me veze. E perziejme mire mbi zjarr mesatar. Pastaj me garuzhde e vendosim ne tepsi. Piqet me temp 180*C  
Sherbeti:
1 liter uje
2 kg sheqer
Embelsira Dhe sherbeti Duhet te jene  te nxehta 

Friday, March 11, 2016

Buke shtepie



1 kg miell, 
1 kokerr veze, 
uje te vaket , (Sipas nevojes)
Maja buke/kvasac/tharm/yeast, pak vaj 
1 luge gjelle krip

Vezen, majan/kvasac/yeast Dhe Pak uje TE vaket  i hedhim me nje ene plastike  i rrahim me tel kuzhine deri te tretet maja e bukes dhe veza pastaj fillojm me miellin duke ja hedh deri te behet nje brum normal buke,(Nese duhet shtojme edhe Pak uje) i mbulojm me nje qese dhe i lem deri te vije brumi nuk eshte koha e caktuar me nje ambient   te ngroht, dhe pasi qe te vije brumi mjaftueshem e ndajme  ne toptha te vegjel i vendosim ne tepsi te  lyer me margarin dhe i lëm qe te vien prap dhe ne fund para se ti vendosim per pjekje i lyejm me veze dhe i hedhim nga  keto lloje farash siç jan ne foto .

Saturday, December 12, 2015

Sallate me kalé Dhe quinoa (kinoa)


Sallate me kinoa(quinoa) Dhe kalé! 

Fillimisht pregatisim quinoa:

Në Nje tenxhere hedhim dy gota uje, pasi uji bie në vale shtojme Nje gote me quinoa Qe e kemi shperlare mire me uje Te ftohte. E lejme Te zihet per 15 min në zjarr mesatar. Pastaj e  heqim Nga zjarri Dhe e lejme menjane ashtu në tenxhere me kapak. Pas 15 min e perziejme mire me pirun.  E lejme Te ftohet. 

Per sallaten: 
Marrim 4 gota me kalé Te pastruar Nga kercejte Dhe Te grire imet.  E vendosim në Nje tas Te madh. Shtojme gjysem spece Te kuqe Te prere imet. Shtojme Tre luge caji fara luledielli,  une shtova portokall Te qeruar. Gjithashtu Dhe quinoan e ftohur. 
Në Nje tas Te Vogel perziejme: lengun e gjysem limoni, 2-3 luge vaj ulliri , Nje luge caji mjalt, Dhe kripe. I perziejme mire me pirun Qe Te shkrihet kripa. Dhe ja hedhim sallates Siper. E perziejme mire.

Kjo sallate eshte Shume e shendetshme gjithashtu mund Te pregatitet dy dite perpara Dhe Te mbahet be frigorifer.

Sunday, December 6, 2015

Kaproll ne furre.



Sot e pregatita mishin e kaprollit.. 

Si fillim e lash per 5 ore ne uje Te ftohte me kripe dhe 4-5 luge uthull. Pastaj e shperlava mire dhe e vendosa Te zieje në uje me kripe në Nje tenxhere Te madhe. Pas 40 min e hoqa dhe e vendosa në tepsi, e preva në disa vende dhe I futa Nga Pak hudher dhe piper Te zi. Siper I hodha rozmari, kripe Dhe Pak vaj ulliri. Anash mishit shtrova patate karrota dhe qepe Te prera. Sigurisht me ereza. E mbylla mire tepsine me leter alumini dhe e futa në furre per 2 ore me temp 150*C

Saturday, December 5, 2015

Funnel cake!



Per 10-12 cope:

1 filxhan caji miell
1 luge gjelle pluhur pjekes
2 luge caji sheqer( une perdora sheqer kafe)
Pak kripe
2 veze
1 filxhan qumesht jo plot
Sheqer puder

Perzihen fillimisht mielli, sheqeri pluhuri pjekes dhe kripa në nje ene Pastaj shtojme perberesit e tjere duke I perzier mire me mikser Ose pirun. Brumi Qe perfitohet eshte Pak I holle. Une nuk kisha shishe plastike Nga ato me maje ndaj e hodha brumin ne Nje qese(ziplock bag) e preva Pak fare në qosh dhe e hodha në tigan me vaj Te nxehte  në formen e rrjetes Se merimanges Duke filluar Nga mesi .. Pasi u poq lehte Nga njera ane e kthen Nga ana tjeter dhe Kur eshte gati e vendos mbi leter kuzhine. Siper e sperkat me sheqer pluhur Ose sipas deshires me cokollat, reçel Apo akullore.

Wednesday, December 2, 2015

Bread sticks, buke e shpejte


Buke Te shpejta! (Bread sticks) 

4 filxhan caji miell,
1 luge gjelleplot maja/ kfasac/yeast/lievito
1 luge caji sheqer
1 luge caji kripe
Pak vaj Ose gjalp Te shkrire(2-3 luge gjelle)
Uje Te ngrohte Sa Te nevojitet. 

Si fillim majane e hedhim ne nje gote Gjysem Te mbushur me uje Te ngrohte dhe shtojme sheqerin. E lejme 7-8 min Sa Te aktivizohet majaja/kfasaca. Pastaj  ne Nje tas bashkojme Te gjithe produktet e tjera dhe perfitojme Nje brum Te bute. E ngjeshim per 5-10 min. Pastaj e hapim ne Nje pete Te trashe. E presim  ne pjese Nga 2 cm Te gjera, gjatesine sipas deshires. I rrjeshtojme ne Nje tepsi Te lyer me Pak vaj dhe e fusim direkt ne furre Pastaj e ndezim furren ne temp 170*C/350*F  Pasi piqet mire. Ne Nje tas Te Vogel perziejme 2-3 luge gjalp Te shkrire Pak hudher pluhur dhe Pak rigon dhe me Nje furce I lyejme buket Siper. Sipas deshires mund Ti sperkatni Siper me Djath Parmesan Te grire.

Embelsire

Nazli fatme 
4 kokrra vez vetëm të verdhat 
Edhe 1 komplet 
Pra 5 kokrra vez shtepiake 
620gr gjalp 
Gjysem kilogram miell 

-Marrim miellin fusim gjalpin 
Gjlapi duhet të jet në temepratur dhome jo i tretur, I perziem bashk Mir e mir pastaj JA fusim vezet e keshtu formojm një topke brumi. Pastaj e marrim brumin e fusim në një pako plastike dhe e fusim në frigorifer të qendroj aty per një orë.
Un e zura në mbremje dhe e pregatita ne mengjes.
E nxjerr brumin i formon në topka të vogla madhesija sa një gjysem veze!
I radhit në tepsi edhe prap I fut në frigorifer 
Merr një topke dhe e hap me nisheste ( corn starch) në një rrotull gati 23 cm 
I kthejm të 4 anet në form katrori në mes i shtim arra dhe I bashkojm të 4 skajet 
Pjekjen në 400 0F deri sa të marrin ngjyr karamele.
Sherbetin 
2 gota me sheqer 1e 1/2 got me uj
Me filxhan sperkati çdo copke sherbeti të jet jo shum I nxet kurse copkat të jen të ftofura.
Ju beft mir 😍